Joseph: Themeluam gjykatën në Hagë që ndjek vetëm shqiptarët, Ndalëm një kryengritje shqiptare në Luginën e Preshevës
Lokale

Joseph: Themeluam gjykatën në Hagë që ndjek vetëm shqiptarët, Ndalëm një kryengritje shqiptare në Luginën e Preshevës

01.Feb.2023 08:38
0

Ish-zëvendëshefi i misionit të OSBE-së në Kosovë, Edward Joseph, ka thënë se Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e ka çelësin për të ndryshuar dinamikën në gjithë Ballkanin Perëndimor.

 

Joseph në Komitetin për Punë të Jashtme në Parlamentin e Britanisë të martën ka thënë se Zelensky me njohjen e pavarësisë së Kosovës do të bënte ndryshimin dhe do t’i linte më pas pesë shtetet e BE-së që nuk e njohin Kosovën, që të zgjedhin mes tij dhe Presidentit të Rusisë, Vladimir Putin.

Joseph, që është ligjërues në shkollën e Universitetit “John Hopkins” për Studime të Avancuara Ndërkombëtare (SAIS), ka thënë se propozimi evropian është më i miri që ka mundur të bëhet mes Kosovës dhe Serbisë momentalisht. Por, ai thotë se kjo nuk do të bëjë zgjidhje.

“Marrëveshja që është bërë është më e mira që rrethanat e lejojnë, ofron përmirësime bilaterale konkrete, por nuk e ndërron statusin e të qenit në geto për Kosovën apo edhe potencialisht nuk ndikon në marrëdhëniet e Serbisë me Rusinë”, tha Joseph, përcjell Demokracia.com.

 Ai i ka fajësuar pesë shtetet e BE-së, Greqinë, Qipron, Sllovakinë, Rumaninë e Spanjën, që nuk e njohin Kosovën, se me këtë riafirmojnë pozitën e Serbisë dhe çdo gjë që shkon me këtë.

“Në mënyrë direkte, këto shtete mosnjohëse i japin Beogradit levën për të goditur sovranitetin dhe funksionalitetin e tri prej katër shteteve fqinje, në të cilën serbët jetojnë në numër të konsiderueshëm, pra në Bosnjë-Hercegovinë, Kosovë e Mal të Zi”, tha Joseph.

Joseph ka thënë se arritja e marrëveshjes, sipas propozimit franko-gjerman, ka shumë benefite për Kosovën, duke e vënë si Kosovën, ashtu edhe Serbinë, në pozita të njëjta fqinjësore, mirëpo ndërkombëtarisht Kosova do të mbetet në geto.

Ai ndërkohë në vlerësimin që ka bërë ish-diplomati britanik Anthony Monckton, se “serbët e kanë të ngulitur thellë në kujtime bombardimin e NATO-s dhe se nuk duhet harruar këto”, ka thënë se Perëndimi menjëherë pas vitit 1999 i ka qëndruar në krah Serbisë.

“Ndalëm një kryengritje shqiptare në Luginën e Preshevës. Krijuam një gjykatë të veçantë në Hagë, që ndjek vetëm shqiptarët, jo edhe krimet e serbëve. E kemi detyruar në vitin 2020, presidentin e një Republike, Hashim Thaçin, të japë dorëheqje e të shkojë në Hagë. E kemi edhe Joe Bidenin këtu, i cili si zëvendëspresident i SHBA-së shkoi në Beograd, jo për të kërkuar falje për veprimet e NATO-s, por ka shprehur ngushëllime për jetët e humbura. Është dëshmuar se kjo nuk ka të bëjë me ‘Shqipërinë e Madhe’, nuk ka të bëjë me ndëshkimin e serbëve, por kishte të bënte me një ngritje ndaj një agresioni”, tha Joseph.

 
copy(/home/titulli/public_html/images/image/dward%20Joseph.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Pesë gjëra që duhet t’i dini për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë (video)
NZZ: Në vend që të imponojë zgjidhje, Perëndimi duhet të kërkojë propozime nga Kosova dhe Serbia
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration