titulli.com
Lokale

"Jonuz Musliu humb besimin tek bashkëvendësit e tij"?!

28.Mar.2013 20:18
0

Qyetarët e fshatit Konçul të komunës së Bujanocit, si duket kanë humbur besimin tek bashkëvendësit dhe lideri i tyre Jonuz Musliu, pasi ata kanë gjetur një formë tjetër për të zgjidhur problemet e tyre jetësore.

Shumë qytetarë të këtij vendbanimi e kanë humbur durimin sidomos pas uzurpimit të pronave të tyre nga xhandarmëria serbe, dhe për këtë ata kanë kërkuar që të takohen me kryetarin e Trupit Koordinues Zoran Stankoviq, edhe pse Jonuz Musliu është po nga ky vendbanim.

E sigurisht për këtë nuk ka qëndruar pa heshtur edhe Nexhat Behluli, koordinator i zyrës për zhvillim ekonomik në Bujanoc, i cili përmes profilit të tij në Facebook, e ka kritikuar kryetarin e LPD-së  Jonuz Musliun, ku e ka cilësuar si politikan të harxhuar.

“Me gjasë banorët e fshatit Konçul e kanë vendosur që të tërhiqen nga demagogjia politike e pafund që tenton të i mbajë pa mëshirshëm një "Lider" i harxhuar dhe i demoduar që nuk po mundet kursesi të jetë në trend me kohën”, ka shkruar Behluli në profilin e tij në Facebook.

“Biseduan kokë më kokë dhe sy me sy, u shtjelluan dhe u paraqitën problemet konkrete, u identifikuan prioritetet dhe u caktuan afatet, kështu pra duhet të veprohet dhe të tentohet dhe të jipet maximumi që të hecet përpara”, ka shkruar më tej Behluli.

Mos prezencën e Jonuz Musliut në Koncul e ka komentuar edhe kryetari i TK-së Zoran Stankoviq, i cili ka thënë se kjo ishte një mundësi e mirë që së bashku të zgjidhen të gjitha problemet me dialog dhe jo të ikën nga përgjegjësia.

Ndryshe, përkundër mungesës së Jonuz Musliut, qytetarët e fshatit Konçul sot patën mundësinë që drejtpërdrejt për problemet e tyre të i drejtohen kryetarit të Trupit Koordinues për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, Zoran Stankoviqit, ku ata parashtruan një sërë kërkesash që i preukopojnë këta banorë./Titulli.com/

Fazila Azemoviq, promotori kryesor i zhvillimit të Bujanocit
Jonuz Musliu nuk e priti për takim Zoran Stankoviqin
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration