Jozyrtare: Shqiptarët e Luginës pa deputet në parlamentin e Serbisë
Për vetëm 11 vota shqiptarët nuk kanë arritur të marrin një ulëse në Kuvendin e Serbisë, raporton “N1” në Serbi të premten në mbrëmje, sipas të dhënave jozyrtare nga zgjedhjet e përsëritura në vendvotimin nr. 6 Tërnoc të Bujanocit.
"Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës" i ka marrë 598 vota, ndërsa i duheshin 609 për të siguruar ulësen dhe Shaip Kamberi nuk do të jetë më pjesë e Parlamentit të Serbisë.
Në një prononcim ish-deputeti Kamberi ka thënë se koalicioni i Shqiptarëve të Luginës nga zgjedhjet e sonte në Tërrnoc, ka marrë vetëm 598 vota, të pamjaftueshme për rizgjedhjen e tij.
Ai ka thënë se 6 nga këto vota i ka marrë Partia Socialiste e Serbisë, ndërkohë që 10 të tjera janë shpallur të pavlefshme.
“598 vota i kemi marrë, për 13 vota nuk e arrijmë mandatin sepse 6 vota ka marrë SPS dhe 10 të tjera janë të pavlefshme”, ka thënë Kamberi.
Sipas raportimeve, në vendvotimin në shkollën fillore “Muharrem Kadri” kanë votuar 618 nga 1050 votues të regjistruar, përfundon raportimi.
Kujtojmë se në zgjedhjet e përsëritura për herë të dytë në Tërnoc të Bujanocit, Kamberi ka marrë 679 vota të cilat ishin të mjaftueshme që ai të bëhej deputet.
Por, një ankesë nga koalicioni SPS, Serbia e Bashkuar dhe “Të Gjelbrit e Serbisë”, shtyu Komisionin Republikan të Zgjedhjeve që zgjedhjet të përsëriten edhe një herë, të cilat u mbajtën sot./express/
copy(/home/titulli/public_html/images/image/amberi-deputet.jpg): failed to open stream: No such file or directory