Lokale
Jetimi i dëshmorit të UÇPMB-së kërkon ndihmë (video)
[caption id="attachment_44146" align="aligncenter" width="594"] Behari me gjyshen dhe gjyshin e tij, pranë varrit të babait Besim Faiku në Tërnoc[/caption]
Dëshira për ti siguruar nipit (jetim) kulm mbi kokë ka bërë që Nazmi Faiku, prindi i ish pjesëtarit të UÇPMB-së, dëshmorit Besim Faiku, të kërkojë ndihmën e qytetarëve.
Nazmiut, të cilit djali i ra dëshmorë gjatë konfliktit të armatosur në Luginë të Preshevës, më 26 janar të vitit 2001, i ka lënë nipin Behar Faiku për të cilin ai kujdeset që nga lindja e tij.
“Jam në një pozitë jo të lehtë, mirëpo këtë kërkesë po e bëjë për nipin, se për vete nuk do të kisha dalë kurrë në publikë për të kërkuar ndihmë”, i tha Titullit gjyshi Nazmiu, nga varri djalit të ndjerë Besimit.
Ai shpjegon se si ka arritur që me punën e tij dhe të bashkëshortes të kursej të holla sa për të blerë rreth 400 metra truall, mirëpo mjete për ti ndërtuar një shtëpi Beharit nuk i kanë mbetur.
“I kemi pas rreth 8 mijë euro për të blerë këtë truall dhe në ankandin e organizuar nga Komuna e Bujanocit kemi fituar kundrejt dy blerësve të tjerë romë. Me këtë rast falënderojë edhe të gjithë udhëheqësin komunale si të kaluarën dhe të tanishmen për këtë mundësi që na kanë dhënë”, u shpreh me këtë rast Nazmiu.
Ai vlerëson lartë çdo ndihmë që do ti ofrohet në mënyrë që ti ndërtojë nipit të tij një shtëpi.
Nazmiu me familje jeton në Tërnoc, dhe për ti ndërtuar nipit shtëpinë e re, që një kohë të gjatë ka vendos njoftimin për shitjen e shtëpisë në Tërnoc, mirëpo përveç interesimit nuk ka mundur ta shesë.
Trualli i blerë është në Bujanoc, në lagjen e romëve, në periferi të qytetit.
Ndërsa, nipi i tij për të cilin gjyshi dhe gjyshja po flijohen aq shumë, tani i ka mbushur 12 vjet dhe vijon klasën e VI në shkollën fillore “Muharrem Kadriu” në Tërnoc.
Gjyshi i tij për këtë rast ka hapur edhe xhirollogari në bankë ku çdo dashamirë si nga vendi dhe diaspora, mund të ndihmojnë këtë jetim me mundësitë që kanë.
Nazmi Faiku përveç jetimit të djalit që i ra dëshmorë, kujdeset edhe për dy fëmijë të vajzës./Titulli.com/
Këtu mund të merrni informacionet për të ndihmuar Beharin me mjete financiare:
Instrukcionet për ndihmë në EURO
Instrukcionet për ndihmë në Franga (CHF)
Instrukcionet për ndihmë në DOLLARË
http://youtu.be/wWoiZV2UB9Mcopy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2012/12/Behar-Faiku1.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!