Lokale
Jetesa në Preshevë për 20 për qind më shtrenjtë
Ndërmarrja publike “Moravica” ka ngritur çmimet e shërbimeve të saj për 20 për qind. Ky ndryshim i ka zemëruar preshevarët
Vendimi për ngritje të çmimeve të shërbimeve të kësaj ndërmarrje i propozuar nga Moravica ka kaluar më herët në Këshillin Komunal dhe nga muaji janar është në fuqi çmimorja e re.
Drejtori i “Moravicës” Naser Sadiku ka thënë se faturat që kanë pranuar qytetarët dallojnë nga shërbimet që kryen ndërmarrja që ai udhëheqë. Ai thekson se edhe përskaj kësaj rritje “Moravica” mbetet me çmimet më të ulëta për shërbimet që ofron, raporton TVP.
Po si duket kjo nuk vlen edhe për preshevarët të cilët kanë pranuar faturat e ujit dhe shërbimit të grumbullimit të mbeturinave. Ata janë hutuar kur kanë parë diferencën nga fatura e janarit të këtij viti me atë të muajit të fundit të vitit 2012.
Sido që të jetë, Komuna e Preshevës ka vendos edhe një “sanksion” ndaj qytetarëve të saj të cilët nuk i kryejnë obligimet ndaj “Moravicës”.
Administrata komunale nuk është duke lëshuar asnjë dokument për shfrytëzuesit që nuk kanë paguar faturat e kësaj ndërmarrje dhe rezultati sipas kësaj organizate është pozitiv pasi është rritë inkasimi dhe ndërmarrja është duke u konsoliduar.
Rritja e çmimeve të shërbimeve të “Moravicës” do të dëmtojë edhe më shumë buxhetin e familjeve shqiptare, që në Preshevë shënojnë numrin më të madh të papunëve në tërë territorin e Serbisë, në nivel komune./Titulli.com/copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2013/02/presheva.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!