Ja tre propozimet për emërtimin  e sheshit qendror në Bujanoc
Lokale

Ja tre propozimet për emërtimin e sheshit qendror në Bujanoc

02.Jan.2015 19:44
0
Propozimi për ndryshimin emrave të rrugëve nuk do të jetë i plotë nëse nuk përfshinë edhe sheshin kryesorë të qytetit të Bujanocit, i cili tani mbanë emrin "Karagjorgje Petroviq".

Komisioni përbërë prej shtatë anëtarëve për ndryshimin e emrave të  rrugëve e shesheve pranë Komunës së Bujanocit, katër shqiptarë dhe tre serb, në mbledhjen e saj të fundit, përveç dakordimit për ndryshimin e 22 emrave të rrugëve, ka shqyrtuar edhe emrat e propozuar që mund të jenë të përshtatshëm për sheshin kryesor në Bujanoc.

Portali informativ Titulli.com ka mësuar se janë propozuar tre emra të cilët në mbledhjen e ardhshme do të duhet të deklarohen shtatë anëtarët e Komisionit.

Emrat e propozuar janë: sheshi “Karagjorgje Petroviq” që edhe sot mbanë po këtë emër, propozimi i dytë sheshi “Skënderbeu”, si dhe propozimi i tretë “Sheshi i Tolerancës”.

Të tre këto propozime do të dalin në votim në mbledhjen e radhës së Komisionit.

Sheshi në fjalë është i një rëndësie të veçantë, i cili tashmë nga udhëheqësia e kësaj komune është krahasuar edhe me sheshin e Prishtinës, “Nënë Tereza”, atëherë edhe ky shesh në Bujanoc do të duhej të mbajë një emër të një figure të rëndësishme me të cilën do të identifikohej Bujanoci, i banuar me shumicë shqiptare.

Andaj, portali informativ Titulli.com do të hap sondazhin përmes së cilit qytetarët do të mund të votojnë njërin prej tre propozimeve të Komisionit.

Duke ditë se mendimi i qytetarëve është i rëndësishëm, Komisioni mund të marrë parasysh edhe pëlqimin që japin qytetarët për emrin që në të ardhmen do të duhej të mbajë sheshi .

Votën tuaj për emrat “Karagjorgje Petroviq”, Skënderbeu” apo “Sheshi i Tolerancës”, mund ta jepni në anën e djathtë të ballinës së portalit informativ Titulli.com.

Lugina ka nevojë për Kosovën e Shqipërinë
Qytetarët mirëpresin autostradën Prishtinë - Gjilan - Dheu i Bardhë - Luginë (Video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration