Ja pse u anulua shfaqja e filmit ruso-serb në Bujanovc
Filmi “Ballkan Border” prodhim serb-rus që realizuesit pretendojnë se është bazuar në ngjarjet e luftës së fundit në Kosovë nuk do të shfaqet në Qendrën e Kulturës në Bujanovc edhe pse një gjë e tillë ishte konfirmuar më herët.
Televizioni publik serb thotë se drejtori i këtij filmi e ka anuluar shfaqjen në Bujanovc për arsye se nuk dëshiron të shkaktojë tensione.
Ndërkohë asnjë prej institucioneve atje nuk kanë dashur të flasin rreth kësaj ngjarje.
Ky film i titulluar “Ballkan Border”, tregon ngjarjen që kishte ndodhur në aeroportin e Prishtinës pas bombardimeve të NATO-s në vitin 1999.
Aty tregohet se si kishin vepruar forcat speciale të Rusisë në atë kohë.
copy(/home/titulli/public_html/images/image/): failed to open stream: No such file or directory