Ish-zëvendëskryeministri serb: Vuçiç po e humb kontrollin e proceseve shoqërore – është në panik
Rajoni dhe Politika

Ish-zëvendëskryeministri serb: Vuçiç po e humb kontrollin e proceseve shoqërore – është në panik

09.May.2023 08:58
0

Fjalori me të cilin presidenti serb Aleksandër Vuçiç foli për vrasjet masive dhe masat që ai propozon është “fjalori i tij tipik i kërcënimeve boshe”, thotë Zarko Koraç, profesor në pension në Fakultetin Filozofik dhe ish-zëvendëskryeministër i Serbisë.

 

“Ai po humb kontrollin e proceseve shoqërore dhe këtë e ka shumë të vështirë”, tha Koraç për televizionin N1 në Serbi.

Ai potencoi se në shoqëri ka një kult dhe glorifikim të kriminelëve të dënuar të luftës dhe se ka modele shumë më të këqija se Kristijan Goluboviç.

Koraç theksoi se tragjeditë si sulmi në shkollën “Vladislav Rybnikar” nuk mund të parandalohen gjithmonë, por shoqëria duhet të bëjë gjithçka që të mos ndodhë.

 

Ai shton se kjo është “në përputhje me personalitetin e Vuçiç-it, sepse ai është kontrolluesi i gjithçkaje dhe tani është në panik”.

Ndërsa Filip Svarm, kryeredaktor i së përjavshmes Vreme, tha se “nuk ishte normale” që zyrtarët shtetërorë të mos vinin në shkollë për të nderuar viktimat.

“Kjo do të ishte shenja më e mirë e ndjeshmërisë që ata mund të tregojnë ndaj qytetarëve”, pohoi Svarm.

 

Për masat e propozuara nga presidenti Vuçiç, Svarm thekson se kishte frikë se masat kundër posedimit të armëve nuk do të kishin efekt.

Redaktori i Vreme beson se do të ketë një “mani” të armatosjes pa leje dhe profesor Koraç thotë gjithashtu se masat do të rezultojnë në rritjen e numrit të armëve ilegale.

“Shoqëria jonë është e sëmurë, shumë gjëra nuk janë normale, por zgjidhja nuk është në frikë, as në panik, në atë që shohim, në raportimin e tabloidëve, dhe për fat të keq edhe të disa mediave serioze”, thotë Svarm.

“Nuk mund të lejojmë që kreu i parë i shtetit të konkurrojë me tabloidët në zbulimin e detajeve të paqarta në një adresim publik, për të kuptuar se ai flet pak për Kosovën, pak për veten e tij, se po lexon raportin mjekësor e një fëmije, këto gjëra vetëm rrisin temperaturën dhe përhapin frikë”.

“Ai flet me një retorikë lufte”, shtoi ai.

copy(/home/titulli/public_html/images/image/orac.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Ministria e Shëndetësisë hap konkurs për shkollimin specialistik, 12 vende për Luginën e Preshevës (konkursi)
Institucionet e BE-së: Serbia t'i mbështesë sanksionet ndaj Rusisë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration