Institucionet e BE-së: Serbia t'i mbështesë sanksionet ndaj Rusisë
Rajoni dhe Politika

Institucionet e BE-së: Serbia t'i mbështesë sanksionet ndaj Rusisë

10.May.2023 08:19
0

Komisionari Evropian për Çështje të Zgjerimit dhe Fqinjësisë, Oliver Varhelyi, ka thënë të martën se mospërshtatja e politikës së jashtme të Serbisë, me atë të BE-së, rreth sanksioneve ndaj Rusisë, është një “çështje serioze“.

Në një debat të organizuar për Serbinë, në Parlamentin Evropian, ai ka bërë thirrje që autoritetet në Serbi të komunikojnë si duhet beneficionet që vijnë nga procesi i integrimeve evropiane, duke përmendur faktin se BE-ja “është dhe do të mbetet partneri, donatori dhe investuesi më i madh i Serbisë“.

 
Ky komisionar tha se në procesin e negociatave të anëtarësimit, Serbia deri tash ka hapur 22 prej 35 kapitujve negociues dhe se, sipas vlerësimit të Komisionit Evropian, një bllok i tërë me kapituj negociues teknikisht është gati për t'u hapur.

Ai përshëndeti përparimin e Serbisë në përshtatjen me regjimin e vizave të BE-së.

Komisioni ka mirëpritur edhe arritjen e Marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë dhe ka kërkuar të implementohen, pa vonesa dhe pa kushte, të gjitha obligimet, duke përmendur posaçërisht atë për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë.

 

Gjatë debatit, deputetja kroate Zheljana Zovko, ka kërkuar që Serbia të kthejë kahen e mospërshtatjes së saj me qëndrimet e BE-së në politikën e jashtme.

Zovko nënvizoi se përshtatja e politikës së jashtme të Serbisë, me atë të BE-së, ka rënë nga 65, në 45 për qind.

Deputetja nga Partia e të Gjelbërve, Viola Von Cramon, ka pasur kritika për nivelin e demokracisë në Serbi.

“Serbia nuk është më demokratike sesa ka qenë. Mungon liria e shprehjes dhe kultura e tolerancës politike. Dialogu duhet të fokusohet në mënyrë që të sigurohet që serbët e Kosovës të mos jenë vegël e askujt. Serbia duhet të mbyllë kapitullin e Kosovës, dhe të ecë drejt BE-së për një Serbi evropiane“, ka thënë ajo.

Tonino Picula, deputet socialist nga Kroacia, tha në fjalimin e tij se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, po e largon Serbinë nga BE-ja, dhe po e afron me Rusinë.

Ai përmendi glorifikimin e kriminelëve të luftës në Serbi dhe kërkoi që t'i jepet fund kësaj praktike.

Më 10 maj, në Parlamentin Evropian do të votohet rezolutën për Serbinë.

Në raport është propozuar një amendament që kërkon shprehjen e keqardhjes për votimin e Serbisë kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, që, sipas propozueses Viola von Cramon, shkel marrëveshjen e arritur në dialog.

Me ndërmjetësimin e BE-së dhe mbështetjen e Shteteve të Bashkuara, dy vendet janë në negociata për normalizimin e marrëdhënieve qysh nga viti 2011.

Ato kanë arritur dhjetëra marrëveshje, por shumica e tyre nuk janë zbatuar dhe palët kanë fajësuar njëra-tjetrën për ngecje.

copy(/home/titulli/public_html/images/image/erbi-be.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Ish-zëvendëskryeministri serb: Vuçiç po e humb kontrollin e proceseve shoqërore – është në panik
Kremtohet 55 vjetori i themelimit të shkollës së mesme “Sezai Surroi” në Bujanoc (foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration