Lokale
Ish luftëtarët kërcënojnë me destabilizim, Halimin dhe Musliun i quajnë “tradhtar”
Ish pjesëtarët e UÇPMB-së të cilët banojnë në Gjilan dhe Prishtinë, kanë “kërcënuar” me destabilizim të Kosovës Lindore dhe se do të parandalojnë procesin e ri të dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë nëse shteti serb vazhdon ti trajtojë shqiptarët e Luginës siç po i trajton tani.
Këto kërcënime kanë ardhë si pasojë e gjykimit të fundit të Beogradit kundër shqiptarëve të Luginës me 116 vite burgim pa asnjë dëshmi.
Ish luftëtarët e UÇPMB-së kanë “dënuar ashpër takimin e fshehtë të Riza Halimit me Ivica Daçiqin në Vranjë”, thuhet në kumtesën e pranuar nga Jugpress.
Ish luftëtarët akuzojnë Halimin se “edhe ai po përgatitet për referendumin e autoriteteve serbe për Kosovë apo Evropë”, dhe se ai “tani më është tradhtar i shqiptarëve të Luginës së Preshevës”, ndërsa Jonuz Musliu (ish zyrtarë i lartë politikë i UÇPMB-së) nën diktatin e Riza Halimit ka tradhtuar politikisht UÇPMB-në të cilën e ka udhëhequr”.
Ish luftëtarët e UÇPMB-së kanë ftuar edhe bashkësinë ndërkombëtare që të kthehen kah Kosova Lindore dhe të mos lejojnë Serbinë që në mënyrë poshtëruese të luajnë me shqiptarët./Titulli.com/copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2012/09/ucpmb.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!