Lokale
Ish-ambasadori Shqipërisë në Serbi, “pro” heqjes së simboleve shqiptare në Luginë (video)
Televizioni “A1 Report” publikoi ditën e sotme dokumentin zyrtar që tregon se ish-ambasadori i Shqipërisë në Beograd, ka firmosur për heqjen e simboleve kombëtare nga tekstet në gjuhën shqipe në Luginën e Preshevës.
Bëhet fjalë për një shkresë zyrtare të Ambasadës së Shqipërisë në Beograd që mban datën 3 prill 2011, e nënshkruar nga vetë ish-ambasadori shqiptar Shpëtim Çaushi.
Dokumenti u bë publik nga Galip Beqiri, kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës dhe Prof. Dr. Sulejman Abazi, të ftuar në “A1 Report” për të folur mbi protestat e ditëve të fundit në Luginë.
Mijëra shqiptarë dolën në protestë më 28 nëntor, duke kërkuar të respektohet e drejta e tyre për të përdorur simbolet kombëtare.
Shkresa i drejtohet Këshillit Nacional në Luginën e Preshevës, Milan Markovicit, ish ministër për të Drejtat e Pakicave në administratën shtetërore dhe vetëqeverisjen lokale, si dhe shefit të atëhershëm të OSBE-së në Beograd, Dimitrios Kyprios.
“Kemi nderin të ju lajmërojmë se organet kompetente shqiptare janë dakord me vërejtjet e shprehura se Abetarja dhe Fletorja e Punës do reprodukohen (modifikohen), duke mënjanuar simbolet nacionale-shtetërore”, thuhet në këtë document që disponon A1 Report.
http://youtu.be/3mBGOG4ADrw
Gjatë bisedës në studio, Abazi tha se pikërisht ky vendim për të cilin ka dhënë pëlqimin edhe Tirana zyrtare përmes ambasadorit Çaushi, i jep mundësinë Beogradit të ndalojë hyrjen e teksteve shqipe në Luginë.
Në fillim të tetorit të këtij viti gjashtëmijë tekste shkollore në gjuhën shqip u bllokuan nga autoritetet serbe në fshatin Raincë të Preshevës, çka nxiti edhe reagimin e banorëve të Luginës.
Galip Beqiri i cili rezulton se ka qenë pikërisht ai që ka pranuar këtë vendim të qeverisë së Serbisë, e pranoi ekzistencën e dokumentit, por duke thënë se bëhet fjalë për modifikim të simboleve kombëtare dhe jo heqjen e tyre.
Në tetor të vitit 2011, mediat në Luginën e Preshevës raportuan lajmin se ambasadori i atëhershëm i Republikës së Shqipërisë i akredituar në Beograd, Shpëtim Çaushi, kishte dhënë pëlqimin që Abetarja dhe fletorja punuese të modifikoheshin, duke larguar simbolet kombëtare çka ngjalli protesta nga shqiptarët në Luginë. /A1 Report/Shqiptarja/copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2013/11/ish-ambasadori-Çaushi.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!