Invalidi i luftës në Preshevë tash e tre muaj pa energji elektrike (video)
Lufta në Luginë të Preshevës, Musa Latifin nga Rahovica e Preshevës e gjeti të rreshtuar në Brigadën 113 “Ibrahim Fejzullahu” të UÇPMB-së.
Gjatë një sulmi të forcave serbe, Musa u plagos rëndë, që atëherë ai mbeti invalid. Pa asistencë sociale, pa përkujdesje institucionale, gjendja e tij është rënduar vazhdimisht.
Tash e tre muaj Musa Latifi nuk ka as rrymë, kjo meqë Elektro - distribucioni i Serbisë e ka ç’kyçur nga rrjeti për shkak të rritjes së borxhit.
Musa Latifi, invalid i luftës s UÇPMB-së ka thënë për RTK se 1 paketë barna i kushton 7 mijë dinarë.
E Mendurim Presheva, zëdhënës i Shtabit për Siguri dhe Situata të Jashtëzakonshëm ka është shprehur i befasuar për këtë veprim të Elektro - distribucionit të Serbisë , ai ka thënë se do të intervenojnë për tejkalimin e kësaj gjendjeje.
Në periudhën kur në Serbi është shpallur gjendja e jashtëzakonshme dhe kur ora policore zgjatë më shumë se gjysma e ditës, si masë mbrojtëse ndaj përhapjes së virusit COVID – 19, institucionet përgjegjëse do të duhej të kenë parasysh sidomos gjendjen e qytetarëve me nevoja, është thënë në Shtabit për Siguri dhe Situata të Jashtëzakonshme të Komunës së Preshevës./Baki Rexhepi-RTK/
copy(/home/titulli/public_html/images/image/usa-latifi.jpg): failed to open stream: No such file or directory