Lokale
Intervenon komuna e Preshevës për studentët e pa regjistruar në Prishtinë
Komuna e Preshevës zyrtarisht do të kërkojë nga ministria e Arsimit dhe Rektorati Universitetit të Prishtinës që të pranojë në studime kandidatët që kanë aplikuar por nuk kanë pasur sukses në regjistrim.
Për shkak të kuotave të limituara për të interesuarit për regjistrim në Universitetet Publike në Kosovë, shumë studentë nga Lugina e Preshevës kanë mbetur pa u regjistruar në fakultetet në të cilat kanë aplikuar, edhe në afatin e dytë pas bërjes publike të rezultateve për provime pranuese.
Duke parë këto rrethana, kabineti kryetarit të Komunës së Preshevës njofton të gjithë ata aplikues që kanë marrë pjesë në provimet pranuese e nuk kanë pasur sukses që të pranohen, mund të lajmërohen në kabinetin e kryetarit të komunës së Preshevës deri të premten (04.10.2013).
Sipas njoftimit të ardhur nga kabineti kryetarit Ragmi Mustafa, thuhet se kandidatët do të evidentohen, e më pastaj lista e përpiluar do të dërgohet në mënyrë institucionale organeve kompetente në Prishtinë për shqyrtimin e mundësive të regjistrimit nëpër fakultetet përkatëse të të gjithë të interesuarve.
Njëkohësisht, kërkesa do t’i dërgohet Ministrisë së Arsimit dhe Rektoratit të Universitetit të Prishtinës, thuhet kështu në njoftimin e kabinetit të kryetarit të komunës së Preshevës./Titulli.com/copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2012/12/studentet.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!