Interpol: Shtohet rreziku nga bandat globale
Rajoni dhe Politika

Interpol: Shtohet rreziku nga bandat globale

07.Oct.2024 20:24
0

Përpara se të largohet nga posti i shefit tëInterpolit, Jürgen Stock paralajmëron se "bandat e drogës mund të destabilizojnë madje edhe vendet e industrializuara". "Bota është në rrezik të humbasë luftën kundër krimit të organizuar transnacional," tha Stock për mediat gjermane në Nju Jork. 

"Kriminelët globalë veprojnë si korporatatë globale"

Stock do të do të largohet nga posti i Sekretarit të Përgjithshëm të Interpolit në nëntor, pas një mandati dhjetëvjeçar. Si kandidat me më shumë shanse në këtë post konsiderohet braziliani Valdecy Urquiza. Me 196 shtete anëtare, Interpoli është organizata më e madhe policore nëbotëdhe koordinon bashkëpunimin ndërkombëtar policor. Stock theksoi se organizata ndërkombëtare e policisë ka njohuri të qarta se grupet mafioze që vepronin në rajone të ndryshme, tani janë përhapur në të gjithë botën.

"Ata janë bërë kriminelë globalë, veprojnë si kompani globale”, tha ai duke shtuar se këto grupe kanë në dispozicion "sasi astronomike të të ardhurave", për shembull për të promovuar trafikimin e njerëzve dhe armëve.

Burimet kryesore të qarqeve mafioze

Kokaina është burimi kryesor i të ardhurave të tyre. "Po flasim për të gjitha llojet e drogave që janë të disponueshme në tregjet kriminale. Por kokaina është aktualisht problemi më i madh", theksoi Stock. Pavarësisht lajmeve për zbulime rekord të drogës në portet në Antwerpen, Roterdam dhe Hamburg, çmimi dhe oferta në rrugë nuk kanë ndryshuar - që është një shenjë e qartë se nuk ka mungesa të këtyre drogave në treg. Vlerësohet se autoritetet kanë konfiskuar vetëm rreth 15 deri në 20 përqind të të gjitha importeve të drogave.

Një problem tjetër shumë i madh është Fentanili, sepse kjo drogë sintetike gjendet gjithnjë e më shumë si një drogë e përzier. "Aktualisht mund të shohim se është duke u përhapur mjaft në tregjet evropiane,” tha Stock. Fentanil është potencialisht më i rrezikshëm se drogat e tjera, sepse vetëm dy miligramë konsiderohen si një dozë potencialisht fatale për jetën. Në SHBA, fentanili ka shkaktuar deri tani me dhjetëra mijëra vdekje.

Dhuna e bandave

Biznesi i drogës është i shoqëruar gjithmonë me dhunë dhe krime. Dhuna më e përhapur është në fazën e fundit, kur drogat shiten nga bandat lokale në rrugë. "Shitja është shumë fitimprurëse, ndaj bandat lokale luftojnë me të gjitha mjetet për territoret e tyre në këtë fazë. Nga Gjermania ka raporte se kjo luftë është përhapur edhe në këtë vend, të paktën në disa pjesë të Gjermanisë”, tha Stock.

Së fundmi ka pasur dy shpërthime në Këln, ku dyshohet se sfondi është lufta midis bandave të drogës. Për t'iu kundërvënë rrezikut të paraqitur nga bandat, nevojitet më shumë bashkëpunim midis autoriteteve kombëtare dhe ndërkombëtare. Autoritetet e shtetit duhet të synojnë në mënyrë specifike dhjetë deri në 15 grupet më të mëdha në një vend, thonë ekspertët./DW/

copy(/home/titulli/public_html/images/image/nterpol.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Ballkani nën stuhi reshjesh: Të vdekur në Bosnje
Perspektiva evropiane e Ballkanit, tema kryesore në Samitin Bërdo-Brioni
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration