Intelektualët
Vështrime

Intelektualët

10.Feb.2013 09:19
0
Kur në fillesat e kryengritjes libiane, trupat e Ghadafit kërcënonin të mbysnin revoltën, e cila ishte ngushtuar vetëm në Bengazi, djali i tij Saif al Islam, kërcënoi kundërshtarët se do t’i vriste si qen të pabesë. E kishte zënë pushteti dhe gjaku.   Shkruan: Rudina Xhunga; rudina xhungaAsaj kohe, Bernard Henri-Levy shkoi në zemrën e agonizuar të revoltës dhe i kërkoi presidentit francez, Sarkozy, të ndërhynte për të ndaluar masakrën. Ishte një apel që nuk kaloi pa prekur zemrat e ngurta të politikës dhe prishur llogaritë e ftohta të diplomacisë botërore. Edhe falë apelit të tij, u shpëtuan libianët nga një masakër dhe një diktator. Po shkojnë gati dy vjet nga ajo ngjarje, por ende vazhdon impenjimi i tij në paqtimin e shoqërisë libiane të ndarë në fise dhe sekte, për t’iu mësuar sesi bashkëjetohet. Në gushtin që lamë, është sërish Henri-Levy, që së bashku me filozofin Andre Glucksmann, ish- ministrin dhe themeluesin e “Mjekëve pa Kufij”, Bernard Kouchner, kirurgun e luftës Jacques Beres, dhe profesorin e të drejtës ndërkombëtare, Mario Bettati, nënshkruanin një apel: “Europë, mos rri duke vështruar kasaphanën Siri!”. Për fat të keq, këtë radhë, apeli i tyre nuk mjaftoi, por të paktën, zëri i pesë njerëzve bëri që sytë e botës të ktheheshin mbi një luftë që kishte më shumë se një vit që po harrohej. Zëri i pesë njerëzve bëri që bota të numëronte çdo ditë viktimat, për t’i paraqitur nesër, në një ditë më të mirë për drejtësinë, si dëshmi të akuzës. Ata pesë intelektualë që firmosën për Sirinë, krahas qenies profesionistë të fushës së tyre, janë krahasimisht të dëgjuar edhe si veprimtarë shoqërorë. Nuk janë krijues OJQ-sh për të vjelë fonde. Janë “shoqëria civile” e mirëfilltë. Janë ata që e kanë krijuar këtë ide, pavarësisht se të tjerë e përdhosin, për të marrë para nga programet e dyshimta, dhe kompromentuar idealistët dhe idealet. Janë individualitete që emrin e tyre e kanë bërë me punë, por para së gjithash me antikonformizëm. Dhe antikonformizmi fillon duke mos qenë dakord me qeverinë. Antikonformizmi fillon duke dyshuar dhe mos u pajtuar me “arsyen shtetërore”. Duke qenë aleat me “arsyen njerëzore”. Antikonformizmi të tërheq nga mënga, jo nga xhepi, dhe nuk të lë të bëhesh qesharak duke sulmuar të pafuqishmit apo opozitat. Intelektualët antikonformistë janë njerëz që emrin e tyre nuk e kanë bashkuar në lista qindraemërore, pasi intelektualët janë një specie e veçantë që është në gjendje të lëvizë masat dhe turmat me idetë dhe individualitetin e tyre, por nuk janë as masë, as turmë. Janë shumë pak, pasi bota vetë ka shumë pak intelektualë. Kështu që, të ndarë nëpër botë dhe vende, shumë pak ka Franca. Sa mund të jenë? Disa. Ndoshta dhjetëra, por vështirë se janë njëqind. Gjithmonë dyshues ndaj konservatores, formales, asaj që duket e thjeshtë dhe bindëse. Vështirë aleatë me shtetin, burokracinë dhe mediokritetin. Janë ata që kur turmat dhe shtetin e kap dalldia, kanë arsyen e ftohtë dhe gjykimin racional. Janë ata si David Grossman, shkrimtari izraelit, që lufta e vazhdueshme në të cilën ndodhet shteti i tij që prej gjashtëdhjetë vjetësh, i ka marrë edhe djalin. Ka një arsye shumë të fortë njerëzore për të përkrahur luftën dhe urryer arabët. Quhet hakmarrje, dhe është ndër motivet që shtyjnë shumë njerëz drejt dhunës e jetës në dhunë. Hakmarrja motivon luftëtarët; u jep kauzë politikanëve; frymëzon shkrimtarët për të nxjerrë kryevepra ose manuale të dhunës. Por për Grossman, vrasja e djalit të tij ishte një motiv më shumë për ta urryer luftën. Sepse ai e di që lufta është e verbër, e ftohtë dhe e pa arsye. Kur e kam intervistuar, e pashë në sy, tek fliste. Ai burrë i imët me vështrim fëmije, ishte njeriu që instinkti njerëzor i dhunës, nuk e kishte futur në kurthin e tij. Mund të ishte një pishtar i hakmarrjes dhe dhunës. I kishte të gjitha arsyet. Por nuk ia lejoi vetes. E dinte se një zgjidhje afatgjatë si paqja, nuk është kurrë e thjeshtë. Ajo duhet të kalojë para së gjithash duke paqtuar shpirtin tënd, dhe pastaj të gjesh pikat që të bashkojnë me armikun, për ta kthyer në kundërshtar, e në fund në bashkëjetues. Ka mëse një vit që në Izrael fryjnë erërat e luftës me Iranin. Një luftë e pazakontë nga ato që ka bërë zakonisht Izraeli, e cila përveç të panjohurës, do ketë shumë të papritura që e rrezikojnë të ardhmen e banorëve të tokës së premtuar. Grossmann, është kundër. Bashkë me dy shkrimtarët e tjerë, Amos Oz dhe Abraham Yehoshua, janë ndërgjegja e padalldisur e Izraelit që kërkojnë maturi. Janë autoritetet morale të një kombi. Janë shumë pak. Se edhe Izraeli ka pak intelektualë. Të cilët nuk pranojnë të vënë emrin në lista. Por u japin frymë lëvizjeve që bashkojnë njerëzit. Janë aty, kur të gjithë i ndez hakmarrja dhe pasioni, për të ndihmuar ta shuajnë me ujin e arsyes. Janë pak në numër, por të mëdhenj në vepra. Janë ata që iu paraprijnë kohëve. Dhe kohëve u paraprijnë idetë e mëdha që lindin në pak koka të mençura, të cilët quhen intelektualë./Titulli.com/copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2013/02/rudina-xhunga.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Plagjiatura - “Suksesi” i të dështuarve!
BIG BROTHER - Emancopëtim i kulturës së shqiptarëve!
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration