Vështrime
BIG BROTHER - Emancopëtim i kulturës së shqiptarëve!
Makineri mediatike jo për ''emancipimin'' e shoqërisë sonë, por për emanCOPËTIMIN e kulturës sonë!
Shkruan: Labinot Kunushevci
Cikle emisionesh - episodash shumë tendencioze për ndërrimin e kulturës sonë sociale me një kulturë që asnjë shoqëri e civilizuar në botë nuk e ka; shkurt dhe shqip është servim pa asnjë vlerë njerëzore, madje as më të voglën morale, faktikisht aty ka vlera nënshtazore, njashtu kjo vlen edhe për "Shpijën e Kosovës", që në fakt nuk e përfaqëson Kosovën tonë të pasuruar me vlera që i kemi trashëguar shekuj me radhë, me djersë e me gjak.
Nuk na qon në Europë një ''Big Brother" i tillë dhe të ngjashmet si kjo, kjo na qon në EUGROPË të thellë mos ju ardhtë mërzi!
Por fatkeqsisht imitimi i verbër e ka përfshi një numër të të rinjve tanë, kujdes!
Avansimet teknologjike - mediatike t'i shfrytëzojmë në kultivimin e brezave me kultura dhe disiplina që rregullojnë statusin tonë social e akademik, e jo për shkatërrimin e tyre.
Kanë shumë tendenca, ndër to është instalimi i kulturës së shfrenuar të lirisë seksuale në jetën tonë sociale, me fjalë populli:
"Njeriut me ia hjek frenat, mos me ditë kur është mjaft, kur duhet ndal, kur ka kufi, ligj e normë, po të jetoj si t'ia ka qejfi...!"
Prodhim i amoralitetit haptazi duke filluar nga zhveshja e femrës, e për ata që e shohin "civilizim" këtë, ua paraqes fjalën e figurës së ndritur historike Mehmet Akif Ersojit, i cili thoshte: "Nëse zhveshja e femrave tregon civilizim, atëherë kafshët janë më të civilizuara se ne!"
Skenat që shfaqen nga "Big Brother", shqiptarët para lufte i kanë njohur si skena - modele të jetës së popujve e shoqërive të prapambetura moralisht, i kanë kritikuar gjithmonë dhe kurrë derën e zemrën s'ua kanë hapur, e tash në shumë shtëpi, në dhomën kryesore ku priten musafirët, pritet me mallë ''Big Brother'', maskarallëqet e tyre!
E televizioni siç thoshte dijetari i ndjerë shqiptar Jakup Asipi: "Nuk njoh shok - mjet më të mirë se televizioni, por fatkeqsisht është ma i keqpërdoruri, televizioni është mësuesi në dhomë i cili mund ta ndërroj një botë".
Ta ndërroj edhe në kuptimin pozitiv edhe në atë negativ, mund të jetë edhe mësues dhe edukator i mirë por edhe mësues e edukator i keq, varet çka na servojnë ata dhe çka marrim ne!
Një serial i tillë duhet të dënohet me ligj, a ka Kosova kod moral dhe të etikës a jo, apo e gjithë kjo hyn në "lirinë e mediave"...?!
Organet shtetërore duhet t'i padisin mediat që për interesa të tyre komerciale pranojnë t'i qesin këto emisione që shpërlajnë trurin e popullit në një kohë kur jemi prapa në shumë aspekte intelektuale, ekonomike e politike, në një kohë kur duhet të formohemi si kuadro drejt BE-së.
Aq më keq dhe aq më e dhimbshme është kur kjo zero "kulturë" servohet nga ata që e flasin të njëjtën gjuhë si ne dhe na thonë se "na e duan të mirën"...!
T'i hapim sytë si popull!
Ai që ta shkatërron shtëpinë nuk ta donë mirësinë!
NUK I NDËRROJMË VLERAT TONA PËR ASNJË ÇMIM!
(Qëndrimet e shprehura në këtë shkrim janë personale)copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2013/02/Big-brother-albania1.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!