Inspektori kërkon shkarkimin e drejtorit të shkollës “Sezai Surroi”
Lokale

Inspektori kërkon shkarkimin e drejtorit të shkollës “Sezai Surroi”

13.Dec.2013 15:33
0
Inspektori republikan i arsimit nga Leskoci, Dragan Mitroviq, përmes një shkrese dërguar shkollës së mesme “Sezai Surroi” në Bujanoc, ka kërkuar shkarkimin e ushtruesit të detyrës së drejtorit, Zejni Fejzullahut. “Inspektori republikan i arsimit e ka kryer mbikëqyrjen në shkollën “Sezai Surroi” dhe në bazë të gjendjes së vërtetuar ka urdhëruar Këshillin e shkollës që të zbatojë masën e shkarkimit të drejtorit”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Arsimit të cilin e ka kërkuar portali i pavarur informativ Titulli.com. Për të parë se a ka zbatu këtë masë Këshilli i shkollës, gazetari i Titullit ka kontaktuar edhe njërin nga anëtarët e Këshillit, i cili ka sqaruar se dokumentin me vërejtjen e inspektorit republikan e ka pranuar udhëheqësia e shkollës, përderisa nuk ka mund të japë detaje se a kërkohet shkarkimi i drejtorit Zejni Fejzullahu. “Është një shkresë nga inspektori republikan Dragan Mitroviq për disa vërejtje lidhur me shkollën duke kërkuar marrjen e disa masave ndaj shkollës, siç ishte shkeljet në hapjen e konkursit për pranim të punëtorëve”, thotë me anonimitet anëtari i Këshillit të shkollës. Ai shpjegoi për Titullin se shkolla ka bërë ankesën dhe ia ka dërguar inspektorit. “Ne e kemi bërë aneksin e konkursit, ia kemi dërgu ankesën inspektorit republikan. Me ligj është ashtu që nëse inspektori nuk i përgjigjet kësaj ankese brenda tri ditëve, donë të thotë se ai është pajtuar me masat e që i kemi përmirësuar ato vërejtje”,  thotë bashkëbiseduesi, anëtarë i Këshillit të shkollës. Titulli ka provuar disa herë ta kontaktojë edhe inspektorin republikan Dragan Mitroviq në Leskocë, mirëpo ishte e pamundur të arrihej në telefon. Sipas informacioneve zyrtare të marra nga Ministria e Arsimit e Serbisë, Dragica Gavrilovic nga shërbimi  për marrëdhënie me mediat, shkruan se inspektori republikan arsimor ka kërkuar shkarkimin e ushtruesit të detyrës nga Këshilli i shkollës, gjë e cila deri më sot nuk ka ndodhur. U.D. Zejni Fejzullahut, mandati i skadon gjatë javës së ardhshme kur edhe pritet mbajtja e mbledhjes së Këshillit të shkollës për të caktuar një ushtrues detyre. Vlen theksuar se shkolla e mesme “Sezai Surroi” të enjten (12 dhjetor) ka mbyllur konkursin për aplikim për drejtorë të këtij institucioni të mesëm arsimor./Titulli.com/copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2013/05/sezai-surroi1.jpg): failed to open stream: No such file or directory
KBI, Nexhmedinit: Nuk reshte së vepruari për interesa përçarëse
Analizë e Spektrit Info: Buxheti i presioneve dhe frikës elektorale
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration