Informacion (ndaj koronavirus) për ata që kthehen pas orës 18 në Serbi, procedurat
Shtabi Emergjent i qeverisë së Serbisë ditë më parë mori vendim që qytetarët e Serbisë të cilët vijnë nga sot ( 18 shtator) pas orës 18 nga vendet e rrezikuara duhet t’i nënshtrohen disa procedurave të mbikqyrjes.
Të gjithë ata që vijnë sot në Serbi pas orës 18 nga shtetet që janë të caktuara si "zonë e kuqe me Covid" dhe situatë të papërshtatshme epidemiologjike kur të hyjnë në Serbi do të marin një paralajmërim dhe janë të obliguar në afat prej 24 orë të hyjnë në faqen https://www.e-zdravlje.gov.rs/landing/ dhe të plotësojnë një formular rreth gjendjes të tyre shëndetësore.
Sipas këtij njoftimi zyrtar qytetarët nuk janë të obliguar të shkojnë në Covid ambulance-lokale nëse nuk kan simptome.
Kjo mbikqyrje shëndetësore zgjatë 10 ditë dhe pas kësaj prap i njëjti test apo pyetësori vetëvlersimi duhet të plotsohet dhe nëse nuk ka ndryshime shëndetësore atij personi i përfundon mbikqyrja shëndetësore.
Në faqen faqen https://www.e-zdravlje.gov.rs/landing/ duhet të regjistroheni duke shënuar LBO apo (numri identifikues personal) që gjendet në Librezë shëndetësore si dhe numrin e librezës shëndetësore.
Zëvendës drejtoresha e Institutit "Batut, Dr. Darija Kisiq Tepavçeviq theksoi gjatë javës se nga e premtja do të fusim mbikëqyrje për të gjithë pasagjerët që hyjnë në vendin tonë nga vendet me rrezik duke shtuar se mbikëqyrja do të zgjasë për 10 ditë, përcjellë Titulli.com.
Nga Shtabi Emergjent në Serbi thuhet se shtetet për të cilat vlejnë këto rregulla përmendet se janë Mali i Zi, Kroacia dhe Bosna./Titulli.com/
copy(/home/titulli/public_html/images/image/ufiri-policia-serbia.jpg): failed to open stream: No such file or directory