Lokale
I ndahen 10.000 franga studentëve të Luginës
Fondi Humanitar i Kosovës Lindore nga Zvicra sot ka bërë shpërndarjen e 10 mijë frangave zvicerane, nga 100chf për 100 studentë të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.
Ndarja e mjeteve u bë në shtëpinë e kulturës “Abdulla Krashnica” në Preshevë në prezencë të qytetarëve dhe studentëve të përzgjedhur, raporton Titulli.
Studentët që morën këtë ndihmë u shprehën të gëzuar dhe falënderues ndaj fondit me mjetet që ia ka shpërndarë dhe që nuk ka haruar se studentët e Luginës kanë nevojë për kushte më të mira për studime në këtë kohë të krizës ekonomike.
Xhelal Mehmeti, kryetar i këtij fondi shpalosi programin, ndërsa nuk harroi të falënderojë edhe bashkatdhetarët të cilët kontribuuan me mjete financiare për të shpërblyer studentët e Luginës.
Ky aksion i Fondit Humanitarë të Kosovës Lindore u morë me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë dhe 15 vjetorin e themelimit të këtij fondi./Titulli.com/copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2012/11/fomdi-humanitar.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!