Hyseni: Politika ditore në Luginë pa strategji për tekstet shkollorë shqip
Lokale

Hyseni: Politika ditore në Luginë pa strategji për tekstet shkollorë shqip

31.Aug.2017 12:19
0
Gafurr Hyseni përfaqësues i aktivit të drejtorëve të shkollave në komunën e Preshevës është shprehur se përveç problemeve teknike, tepricës teknologjike të kuadrit arsimorë, zvogëlimit të numrit të nxënësve ekziston edhe mungesa e teksteve shkollore në gjuhën shqipe.

Ai gjatë një emisioni në RTV “Aldi” theksoi se për këtë çështje po veprohet pa strategji nga politika ditore lokale e cila ka përballë një politikën diskriminuese të Serbisë ndaj popullit shqiptarë në këtë rajon.

“Në një aspekt tjetër mundë të gjesh fakte që edhe ne shqiptarët nuk kemi të përcaktuar një strategji dhe nuk kemi përcaktuar metoda si mundë të arrihet deri të zgjidhja e kësaj çështje”, tha Hyseni, drejtor i shkollës fillore në Miratoc të Preshevës,  shkruan Titulli.com.

Hyseni ka akuzuar edhe veprimet politike të Prishtinës dhe Tiranës për neglizhencë ndaj  problemit të librave shqip në shkollat e Luginës së Preshevës./Titulli.com/

Në komunën e Bujanocit 383 nxënës në klasën e parë për vitin shkollor 2017/2018, zvogëlohet numri (dokument)
Alternativa për Ndryshim: Forcë e vetme politike që mund të udhëheq me Preshevën
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration