Lokale
Hyda: Shumë nxeht ishte sot, temperaturat mbi 30 gradë !
Kryetari i Kuvendit Komunal të Bujanocit, pas seancës që u zhvillua sot, ka thënë se mbledhja shkoi siç ishte paraparë edhe pse tre këshilltarët e opozitës shqiptare që ishin paralajmëruar se do ti bashkohen koalicionit qeverisës, nuk morën pjesë në këtë mbledhje.
“Është pritur që sot të jetë një seancë e nxehtë, pritjet kanë qenë që koalicionit qeverisës ti bashkangjiten edhe tre këshilltarë, dy të LPD-së dhe një i UDSH-së. Opozita nuk ishte prezent në këtë seancë dhe nga TV-të e tyre kanë pritur që kjo mledhje të mos ketë kuorum dhe të prishet koalicioni, por nuk ndodhi asnjëra nga këto”, i tha Titullit drejtuesi i kuvendit, Hajredin Hyda.
Ai mëtej ka shtuar se pritjet e opozitës kanë rritur temperaturat mbi “30 gradë celsius”.
“Ishte ditë e nxehtë sot, temperaturat u ngritën mbi 30 gradë celzius si pasojë e pritjeve të opozitës se do të rrëzohet pushteti, mirëpo kjo seancë e kuvendit rrodhi si është më mirë edhe pse nuk morri pjesë opozita”, ka thënë Hyda./Titulli.com/copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2012/09/hyda-kuvend.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!