Lokale
Hyda apo Musliu, cili aprovuan konkluzione më të mira?
[caption id="attachment_47444" align="alignleft" width="286"] Kryetari i KK në Bujanoc, Hajredin Hyda[/caption]
Aprovimi i konkluzioneve në seancën e Kuvendit Komunal të Bujanocit ka shkaktuar pakënaqësi tek këshilltarët e opozitës, por sa janë të arsyeshme?
Vendimi i marrë të premten për konkluzionet e propozuar nga kryetari i Kuvendit Hajredin Hyda u kundërshtua nga këshilltarët e tre subjekteve shqiptare në opozitë duke e lëshuar seancën (PVD, LPD dhe UDSH), mirëpo çfarë konkluzione kishin sjellë këto subjekte para një viti?
Në bazë të dokumentit të cilin e ka siguruar Titulli nga arkivi i Kuvendit të Bujanocit, më datë 26 dhjetor të viti të kaluar, opozita e tanishme, që atëherë drejtonte me Kuvendin dhe Komunën e Bujanocit, ka sjellë konkluzione të cilat as që krahasohen me kërkesat që dje i bëri Kuvendi Komunal në Bujanoc.
Në konkluzion e qeverisjes së kaluar lokale të nënshkruar nga kryetari Jonuz Musliu, që tani është në opozitë, është kërkuar vetëm rishqyrtimi për heqjen e taksës për policat e sigurimit për pronarët e automjeteve të Komunës së Bujanocit që udhëtojnë në territorin e Kosovës.
[caption id="attachment_16456" align="alignright" width="259"] Ish kryetari i KK të Bujanocit, Jonuz Musliu[/caption]
Nëse krahasohen dy dokumentet e mëposhtme, ai i 26 dhjetorit 2011 i nënshkruar nga ish kryetari i Kuvendit Jonuz Musliu dhe i datës 21 dhjetor 2012 i nënshkruar nga Hajredin Hyda, del që ky i fundit përveç lirimit nga taksa e sigurimit të automjeteve që udhëtojnë për në Kosovë ka edhe kërkesa për katër pika të tjera të rëndësishme për qytetarët shqiptarë që jetojnë në këtë komunë.
Grupi i 18 këshilltarëve shqiptarë të opozitës, Partisë për Veprim Demokratik, Lëvizjes së Progresit Demokratik dhe Unionit Demokratik Shqiptarë, të premten propozuan një konkluzion i cili nuk morri shumicën e votave.
Ndër të tjera opozita me anë të këtij konkluzioni kërkonte nga autoritetet e Republikës së Serbisë ndërmarrjen e masave adekuate afirmative në fushën e barazisë, garantimit dhe respektimit të të drejtave të shqiptarëve sipas standardeve unike në reciprocitet më të drejtat e serbëve në Kosovë.
Shtrohet pyetja, pse opozita nuk solli konkluzion me këto kërkesa derisa ajo drejtonte Komunën e Bujanocit (deri në fillim të majit 2012) ?
“Patriotizmi” i opozitës së Bujanocit i shprehur në foltoren e Kuvendit Komunal u bë për të fituar simpatizantë apo për interes të shqiptarëve në këtë komunë, apo ndoshta edhe për një tentim të prishjes së koalicionit të tanishëm?
Kërkesa për reciprocitet me serbët e Veriut të Kosovës dhe shqiptarët e Luginës së Preshevës janë bërë disa herë përmes deklaratave të aprovuara nga këshilltarët shqiptarë të tre Kuvendeve të Luginës./Titulli.com/
[caption id="attachment_47440" align="aligncenter" width="552"] Konkluzionet e aprovuara gjatë kohës që kryetar i Komunës ishte Shaip Kamberi, ndërsa i Kuvendit Jonuz Musliu[/caption]
[caption id="attachment_47441" align="aligncenter" width="606"] Konkluzionet e Kuvendit të aprovuara të premten, të propozuara nga kryetari i Kuvendit Komunal Hajredin Hyda[/caption]copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2012/12/Komuna-Bujanocit1.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!