Hoxhallarët ftojnë në tolerancë, por vetë … ?
Lokale

Hoxhallarët ftojnë në tolerancë, por vetë … ?

28.Oct.2012 13:02
0
Gjatë festës së Kurban Bajramit, në Luginë dëgjuam thirrje nga hoxhallarët (drejtues institucionesh Islame) për tolerancë dhe jo urrejtje ndërvllazërore Festat e Kurban Bajramit këtë vit u bë në frymën e një ndasie të madhe si politike po ashtu edhe fetare, raporton Titulli. Pati thirrje edhe nga hoxhallarë për paqe dhe tolerancë. Të gjitha këto apele do të ishin shumë më efektive po qe se vetë hoxhallarët do të ishin më tolerant dhe të mos “nxisin” urrejtje në mes veti. Gjendja aktuale është e tillë që pjesa dërmuese e hoxhallarëve janë të ndarë në dy Bashkësi Islame që veprojnë në Luginë, dhe çdo organizim që bëhet nga njëra bashkësi, nuk respektohet nga tjetra. Prerja e kurbaneve bëhet ndaras, shkuarja në haxh ndaras, shënimi i datave të rëndësishme fetare e kombëtare ndaras, ndërsa në vend që të jenë vet tolerant, kërkojnë nga populli që të bëjë këtë gjë që ata se bën dot. Deri kur do të zgjasë kjo gjendje ? “Me të vërtetë, Allahu nuk e ndryshon gjendjen e një populli, derisa ata të ndryshojnë vetveten...” (Er-rra’du: 13:11) A e kanë harruar disa hoxhallarë të Luginës këtë ajet Kur’anor, apo nuk e kanë lexuar fare ?! Në Luginë vepronin tri Bashkësi Islame: e Kosovës, Serbisë dhe Sanxhakut. Më aktive për momentin është Këshilli i Bashkësisë Islame të Kosovës (KBI), dhe ai që herë thirret i pavarur e herë mbanë lidhje me Sanxhak (BIPMB). Këto institucione fetare kanë shkuar edhe më larg sa që disa edhe janë “politizuar” e disa edhe kanë ndarë xhamitë duke caktuar imam të cilët iu përshtaten atyre. Më herët gjatë vitit pati iniciativa për shkrirjen e këtyre Bashkësive Islame në një të vetme që do të emërohej “Bashkësia Islame e Luginës së Preshevës”, mirëpo kjo kurrë nuk u realizua, pasi vet hoxhallarët nuk ishin tolerant! Ndoshta, atyre u jepet afat deri në një kohë, në mënyrë që dënimi i tyre të jetë më i rëndë, siç edhe thotë Allahu Fuqiplotë: “Mos mendo kurrsesi që Allahu nuk e vëren atë që bëjnë keqbërësit! Ai vetëm ua shtyn (dënimin) deri në Ditën kur sytë e tyre do të zgurdullohen (nga tmerret që do të shohin)” (14: 42)./Titulli.com/copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2012/10/xhamia-presheve.jpg): failed to open stream: No such file or directory
KONKURS PËR GAZETARË
Qentë endacak shëtisin në Bujanoc, azili qëndron i mbyllur
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration