Hoti takon përfaqësuesit politik e institucional të Luginës së Preshevës: Trajtojë edhe çështjet të tjera
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, është takuar sot me përfaqësuesit politik e institucional të Luginës së Preshevës, me të cilët ka biseduar rreth aktualitetit politik dhe ekonomik në vend, si dhe gjendjen e shqiptarëve në Luginë.
Hoti ka theksuar se Qeveria do të ndërmarrë masat e nevojshme që të lehtësojë dhe përmirësojë jetën e qytetarëve, të cilët jetojnë në Luginën e Preshevës.
Ai thotë se përfaqësuesit e Luginës së Preshevës e kanë vlerësuar vendimin për themelimin e zyrës për ofrimin e asistencës për qytetaret e kësaj ane.
“Përfaqësuesit e Luginës së Preshevës e vlerësuan lart vendimin për themelimin e zyrës për ofrimin e asistencës për qytetarët e Luginës së Preshevës. Tani na mbetet të intensifikojmë bashkëpunimin dhe t’i adresojmë nevojat e qytetarëve të kësaj ane”, ka thënë Hoti.
copy(/home/titulli/public_html/images/image/oti-lugina.jpg): failed to open stream: No such file or directory