Lokale
Homazhe pa lapidar
Në Preshevë sot u mbajtën homazhe dëshmorëve në vendin ku dikur qëndronte lapidari me emrat e 28 dëshmorëve të UÇPMB-së
Organizata e Veteranëve të Luftës (OVL) së Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë (UÇPMB), sot në sheshin e dëshmorëve, para ndërtesës së administratës në Preshevë ka bërë homazhe në nderim të dëshmorëve, raporton Titulli.
Në këtë përkujtim morën pjesë përfaqësuesit e OVL-së nga Presheva e Bujanoci, veteranë të luftës, familjarë të dëshmorëve dhe qytetarë, të cilët nderuan gjakun e dëshmorëve.
Të pranishmit vendosën kurora me lule ndërsa kërkuan edhe njëherë kthimin e lapidarit me 28 emrat e dëshmorëve, i cili u hoq nga sheshi i Preshevës nga forcat serbe të xhandarmërisë më 20 janar të këtij viti.
Edhe pse liderët politikë të Luginës kishin filluar negociatat me zyrtarët e Beogradit të ndërmjetësuara nga OSBE për kthimin e lapidarit të dëshmorëve në një lokacion tjetër në Preshevë, deri më sot nuk kemi asgjë konkrete rreth kthimin të saj./Titulli.com/copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2013/05/lapidari-i-ucpmb-se2.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!