Historiani nga Vraja kundërshton regjistrimin e shqiptarëve, janë 45-50 mijë?
Lokale

Historiani nga Vraja kundërshton regjistrimin e shqiptarëve, janë 45-50 mijë?

07.Nov.2022 09:57
0

Rezultatet paraprake të regjistrimit të popullsisë në Serbi kanë treguar se në komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë - jetojnë 122.147 qytetarë, prej të cilëve 96.359 janë të nacionalitetit shqiptar.

Për këto të dhëna foli Dr. Dejan Antiq, historian nga Vraja dhe profesor në Fakultetin Filozofik në Nish, i cili tha se nuk ka të dhëna të plota, “sepse nuk dihet raporti i saktë i numrit të popullsisë rezidente dhe jorezidente”, shkruan Vranje news, përcjellë Titulli.com.

“Pavarësisht nga ky fakt, regjistrimi i vitit 2022 i bërë në territorin e komunave të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës do të mbahet mend si një mashtrim i madh”, tha mes tjerash Antiq.

Kjo lloj përqasjeje joserioze, të cilën njerëzit e Institutit të Statistikave Republikane, padyshim që iu desh ta pranonin për shkak të shantazheve nga perëndimi, dhe të gjitha nën sloganin e standardeve evropiane, hapi hapësirë për manipulime pa sy, rezultat i të cilave janë shifrat që ju përmendur.

Kështu erdhëm në një situatë ku numri i përgjithshëm i shqiptarëve, prej të cilëve nuk ka më shumë se 45-50 mijë në territorin e të tri komunave, do të rritet me gati 50 për qind”, thotë Antiq në një letër për Vranje News.

Antiq beson se nuk nevojiten statistika për të përcaktuar gjendjen e vërtetë të punëve në terren.

“Shëtitni nëpër fshatrat shqiptare në brendësi të Preshevës dhe Bujanocit dhe do të takoni një popullatë kryesisht të moshuar. Të rinjtë janë gjithnjë e më pak. Pa folur për territorin e komunës së Medvegjës, ku fshatrat shqiptare janë krejtësisht të zbrazura dhe të shkreta, sidomos në vijën administrative me Republikën e Kosovës”, u shpreh ai.

Ai tha se nëse nuk u besoni syve, mund të krahasoni statistikat.

Sipas të dhënave të fundit të Ministrisë për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave, të publikuara në Gazetën Zyrtare më 29 tetor të këtij viti, të drejtë vote në zgjedhjet për anëtarë të Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Serbi kanë 35.718 pjesëtarë të pakicës kombëtare shqiptare.

Bëhet fjalë për shqiptarët që kanë dokumente personale dhe të drejtë vote./Titulli.com/

copy(/home/titulli/public_html/images/image/ejan-antic.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Janjiq: Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë është pezulluar përkohësisht (video)
Tahiri: Vuçiq po e kërkon ndarjen e Veriut të Kosovës
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration