Hiqet lapidari i UÇPMB-së (video)
Nga qendra e Preshevës tashmë është hequr lapidari me 28 emrat e dëshmorëve të UÇPMB-së i vendosur para godinës së administratës komunale, raporton Titulli Sipas informacioneve më të reja në këtë aksion morrën pjesë rreth 200 pjesëtar të xhandarmërisë, ndërsa nuk kishte rezistencë nga qytetarët. Aksioni është përmbyll me heqjen e lapidarit, ndërsa rrugët e Preshevës janë plotë me policë. Rreth orës 6:35 mimuta afër 200 pjesëtarë të xhandarmërisë kanë rrethuar sheshin e Preshevës, ndërsa disa minuta më vonë është ofruar edhe ekskavatori i cili ka lidhur me litar lapidarin dhe e ka tërhequr nga bazamenti i tij, kurse në orën 7:15 lapidari është vendosur në një kamion pa targa dhe është dërguar në drejtim të panjohur. Në sheshin e Preshevës përveç ekipeve të gazetarëve dhe pjesëtarëve të xhandarmërisë dhe makinave të tyre të blinduara, prezent ishin komandanti i xhandarmërisë Lubisha Dikoviq me bashkëpunëtor, Sllagjan Vellinoviq kryeshef i policisë në Vranjë si dhe Avdi Bajrami shef i stacionit policor në Preshevë me bashkëpunëtorët e tij. Të vetmit që kanë vëzhguar këtë aksion ishin disa qytetarë nga ballkonet e ndërtesave afër sheshit. Vendi ku deri dje qëndroi e vendosur pllaka përkujtimore e UÇPMB-së tanimë nuk ka asnjë shenjë nga ajo, dhe se i tërë vendi është pastruar./Titulli.com/Watch live streaming video from titulli at livestream.com
Watch live streaming video from titulli at livestream.com
copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2013/01/xhandarmeria-lapidari.jpg): failed to open stream: No such file or directory