Lokale
Hiqet Flamuri Kombëtar nga varrezat e Dëshmorëve në Luginë
Vizita e djeshme e krye parlamentarit dhe kryexhandarit serb nëpër të ashtuquajturat Baza të Xhandarmërisë serbe përgjatë kufirit që ndan Serbinë dhe Kosovën në pjesën e Komunës së Bujanocit, sipas informatave nga terreni ka rezultuar me heqjen e Flamurit Kombëtar nga varrezat e Dëshmorëve të UÇPMB-së në fshatin Dobrosin, 18 km në perëndim të Bujanocit.
Ish shefi politik i UÇPMB-së Jonuz Musliu, është shprehur i shqetësuar me këtë rast, ai ka deklaruar për se nuk do të lejojmë nëpërkëmbjen e gjakut të dëshmorëve, raporton preshevanews
“Ne kemi arrit marrëveshje për paqe dhe kjo që ka ndodhur dje është provokim i rëndë, ne nuk do të lejojmë shkeljen e gjakut të Dëshmorëve dhe assesi nëpërkëmbje të të drejtave tona legjitime. Shqetësimet tona do t`ia adresojmë partnerëve tanë ndërkombëtar dhe me asnjë kusht gjërat e tilla nuk guxon të përsëriten”, është shprehur Musliu.
Gjatë qëndrimit të djeshme të kryeparlamentari serb Nebojsha Stefanoviq, në Dobrosin ka deklaruar se “postblloku policor në Dobrosin ka qenë vazhdimisht në shënjestër nga terroristët shqiptarë, por forcat tona profesionale dhe të përgjegjshme ia kanë arritur me sukses t’i rezistojnë të gjitha përpjekjeve për të destabilizuar rajonin. Me të gjitha mjetet diplomatike në dispozicionin tonë, ne do ta mbrojmë integritetin tonë territorial përmes dialogut, do të luftojmë për kushte më të mira të jetës së qytetarëve tanë në Kosovë”, ka thënë Stefanoviq.
Heqja e Flamuri Kombëtar nga varrezat e Dëshmorëve në Dobrosin ka tensionuar gjendjen në Bujanoc, ndërkohë në Luginë po mbretëron situatë e brishtë për shkak të kërcënimeve të vazhdueshme të kreut serb për heqjen e Përmendores së Dëshmorëve të UÇPMB-së në Preshevë./Titulli.com/
copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2013/01/Flamuri-kombetar.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!