Haziri sërish kërkon bashkëngjitjen e Luginës në Kosovë
Lokale

Haziri sërish kërkon bashkëngjitjen e Luginës në Kosovë

07.Jun.2020 08:34
0

Kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, po vazhdon të kërkojë bashkimin e Luginës së Preshevës me Kosovën.

Haziri këtë e tha edhe sot përmes një postimi në Facebook, ku tha se “ka ardh koha që shqiptarët e Luginës” të bashkohen me atdheun e tyre.

“Vazhdoj me besu që ka ardhë koha që shqiptarët e Kosovës Lindore t’i bashkohen atdheut të tyre. Në emër të Zotit, Familjes e Atdheut, Kosova po bëhet”, ka theksuar Haziri në postimin e tij. 

Kreu i komunës së Gjilanit, këtë dëshirë e ka shfaqur teksa ka kujtuar Rezolutën për të drejtat e shqiptarëve në Preshevë.

 

Ai është shprehur krenar që ishte sponzorizuesi i kësaj Rezolute, 7 vjet më parë, dhe që tha se mori përkrahjen e shumicës dërmuese të deputetëve të Kuvendit të Kosovës, shkruan “Zeri.info”.

Por, ai shprehu keqardhje për mosrealizimin e të gjitha pikave të kësaj Rezolute.

“Më vjen keq që vetëm dy nga pikat e kësaj Rezolute u implemetuan nga institucionet kosovare. I bëj thirrje kësaj Qeverie që t’i kryej detyrat që burojnë nga kjo Rezolutë sepse Kuvendi është bartës i saj”, theksoi Lutfi Haziri.

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, edhe më parë ka kërkuar që Lugina t’i bashkohet Kosovës, në kohën kur diskutimet për shkëmbim territoresh mes Kosovës dhe Serbisë ishin të shpeshta. 

copy(/home/titulli/public_html/images/image/aziri-.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Ministri i Drejtësisë nderon dëshmorët e Luginës së Preshevës
Nga 8 qershori kush hynë në Kosovë nuk i nënshtrohet vetizolimit dhe testit Covid-19
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration