Haxhiu: Thaçi po e mashtron Luginën - vetëm Tërrnovci e Konçuli do t'i bashkoheshin Kosovës
Lugina

Haxhiu: Thaçi po e mashtron Luginën - vetëm Tërrnovci e Konçuli do t'i bashkoheshin Kosovës

11.Sep.2018 01:09
0

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka kritikuar ashpër presidentin Hashim Thaçi, rreth idesë së tij për “korrigjim kufijsh” mes Kosovës e Serbisë.

Haxhiu ka thënë në emisionin “DPT Te Fidani”, në televizionin T7, se Thaçi po i mashtron shqiptarët e Luginës së Preshevës, për gjoja bashkimin e asaj pjese të Serbisë me Kosovën.

“Nuk bëhet fjalë për bashkim. Ky po mashtron ata”, është shprehur Haxhiu.

Sipas saj, në rast të një shkëmbimi të territoreve mes Kosovës e Serbisë, Kosova do t’i merrte vetëm dy fshatra të Serbisë, dhe assesi Preshevën, Medvegjën e Bujanovcin.

“Janë vetëm Tërrnovci, Konçuli. Këto dy fshatra”, ka thënë Haxhiu në T7. “Vetëm këto, këndej hekurudhës”, në shkëmbim me veriun e Kosovës, ka theksuar ajo. /Express/


Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/lajme/haxhiu-thaci-po-e-mashtron-luginen-vetem-terrnovci-e-konculi-do-t-i-bashkoheshin-kosoves-577908/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

Thaçi: Trepça, Ujmani dhe veriu nuk preken, Lugina bashkim me Kosovën
Haley: Administrata amerikane flet me një zë për Kosovën
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration