Haxhiu: Do të ketë korrigjim kufijsh me Serbinë!
Lokale

Haxhiu: Do të ketë korrigjim kufijsh me Serbinë!

10.Nov.2018 11:50
0

Drejtori i Klan Kosovës, Baton Haxhiu, është i ftuari i radhës në emisionin “Blic Interview” me Astrit Gashin.

Duke e komentuar idenë e shkëmbimit të territoreve, Haxhiu ka theksuar se do të ketë korrigjim kufijsh me shtetin serb.

Madje, ai pretendon se është i pari që ka gjetur vlerësimin më adekuat të situatës politike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë përmes procesit të demarkimit, shkruan Gazeta Blic, transmeton Klan Kosova.

Haxhiu në këtë intervistë të dhënë për “Blic Interview” me Astrit Gashin, ka thënë se procesi i demarkimit me Serbinë do të ketë korrigjim kufijsh.

“E kam ditur që do të ndodhë demarkimi me Serbinë, pas demarkimit me Malin e Zi. Po t’i shikoni gjërat që i kam shkruar, edhe kur e kam pasur polemikën me drejtoreshën e gazetës ‘Politika’ dhe me kryetaren e gazetarëve të Serbisë, kam thënë se demarkimi me Serbinë do të ketë korrigjim kufijsh”.

“Për ata të cilët kanë sens politik të ngjarjeve, nuk flasin me emocione, nuk janë hipokritë… Unë kam vendosur një kriter të së ardhmes. Dhe të tjerët të cilët kanë vendosur kriter emocional, ndoshta edhe në mungesë të dijes, ose që kanë pasur armiqësi me emra të përveçëm, realisht i kanë bërë dëm opinionit publik”.

Madje, sipas tij, ata njerëz as nuk kuptojnë se çfarë do të ndodhë, e as çfarë janë rrethanat politike dhe cila është forca e shteteve që do të vendosin se si do të duket harta ballkanike.

Arifi: Nuk ka lojë me Luginën, duam bashkim me Kosovën
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration