Haxhinjtë e Luginës nisen për në Qabe (video)
Lokale

Haxhinjtë e Luginës nisen për në Qabe (video)

10.Oct.2012 10:52
0
 

Disa minuta pas orës 7h të mëngjesit të sotëm janë nisur për në vendet e shenjta në Arabinë Saudite, 37 haxhinjë nga Lugina

Nën organizimin e Këshillit të Bashkësisë Islame të Kosovës, degët në Bujanoc dhe Preshevë, sot në mëngjes kanë udhëtuar për në Medine 21 haxhinjë nga komuna e Bujanocit dhe 16 nga ajo e Preshevës. Haxhinjtë kanë udhëtuar me autobus për në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë, nga ku edhe do të marrin aeroplanin për në Medina të Arabisë Saudite. Kryetari i KBI-së në Bujanoc, Sulejman Fejzullahu tha se janë bërë të gjitha përgaditjet dhe se nga komuna e Bujanocit për në vendet e shenjta do të udhëtojnë 21 haxhinj. Ky grup i hanxhinjve ka edhe udhëzuesin e tyre. Vesim Avdiu, imam nga xhamia e Strukarëve në Tërnoc tha se “ndjehet shumë i lumtur që Allahu i ka mundësuar një udhëtim të tillë”. Ai porositi besimtarët që të bëjnë lutje për ta, siç edhe ata do të luten për ata besimtarë që do të të mbeten në vendlindjet e tyre. Për dallim nga vitet e kaluara, këtë vit BI e Kosovës organizoi shkuarjen për në haxhë vetëm përmes rrugës ajrore. Lufta në Siri ka pamundësuar rrugën tokësore për shumë haxhinjë të rajonit. Rëndësia e vizitës së Qabes Qabja është vendi, që tërheq të gjitha zemrat e myslimanëve kudo që jetojnë. Fytyrat dhe zemrat e nënshtruara ndaj Allahut drejtohen drejt saj pesë herë në ditë dhe natë. Myslimanët vërshojnë për në Qabe, duke ardhur nga vende të ndryshme, për të kryer ceremonitë e Haxhit, për të bërë tavaf rreth Qabes, duke qenë zinxhir në këtë adhurim, që ka filluar qysh nga koha kur Ibrahimi a.s. e ndërtoi atë. Kështu Qabja është shtëpia e parë e ndërtuar për adhurim mbi tokë, por për adhurimin e pastër dhe të sinqertë. Allahu thotë:  “Shtëpia (xhamia) e parë e ndërtuar për njerëz, është ajo në Bekë (Mekë), e dobishme udhërrëfyese për mbarë njerëzimin. Aty ka shenja të qarta: vendi i Ibrahimit, dhe kush hyn në të, ai i sigurt, Për hirë të Allahut, vizita e shtëpisë(Qabes) është obligim për atë që ka mundësi udhëtimi te ajo, e kush nuk e beson (ai nuk e viziton); Allahu nuk është i nevojshëm për (ibadetin që e bëjnë) njerëzit. (Ali Imran 96-97)/Titulli.com/ http://youtu.be/8SlVpOjKnBUcopy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2012/10/haxhit-bujanoc.jpg): failed to open stream: No such file or directory
EULEX-i konfirmoi, Lirim Jakupi lirohet nga të gjitha akuzat
Programe Master për studentët nga Lugina në Republikën e Shqipërisë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration