Lokale
Haxhinjt bëhen me pasaporta, nisen drejt Mekës
63 haxhinjt nga Lugina e Preshevës të cilëve ditë më parë iu vodhën pasaportat, sot në mëngjes kanë udhëtuar drejt vendit të shenjt.
Bashkësia Islame për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë (BIPMB) brenda afatit të kryerjes së haxhit ka nisur qytetarët mysliman drejt vendit të shenjt.
Nisja u bë sot pas namazit të sabahut, derisa BIPMB përmes një kumtese ka njoftuar opinion se pasaportat e reja ishin siguruar në një kohë rekord falë angazhimit edhe të administratës policore.
“Falënderojmë administratën e policisë në Bujanoc, Preshevë e Vranjë, Ministrinë e Punëve të Brendshme të Serbisë si dhe ambasadën e Arabisë Saudite për angazhimin dhe efikasitetin në rregullimin e pasaportave të reja si dhe dhënien e vizave për udhëtim në këtë vend të shenjt”, shkruan mes tjerash në kumtesën e BIPMB-së.
Vlen theksuar se 63 haxhinjt e Luginës për të udhëtuar drejt Qabes ishin në pritje për shkak të vjedhjes së makinës me pasaportat e tyre, e cila ishte në territorin e Shqipërisë, në udhëtim për të vendosur vizat në Ambasadën e Arabisë Saudite në Tiranë./Titulli.com/copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2012/10/meka6.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!