Hapet zyra e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Medvegjë (foto)
Lokale

Hapet zyra e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Medvegjë (foto)

11.Dec.2020 17:40
0

Përfaqësues politik e instituconal kanë hapur zyrën për Këshillin Kombëtar Shqiptar në Medvegjë.

Kryetari i KKSH-së, Ragmi Mustafi ka thënë se kjo zyre do të jetë në shërbim në shërbim të qytetarëve të Medvegjës,  që do të adresojë shtypjen e shpopullimin në veçanti e realizimin e drejtave kombëtare në përgjithësi.

Postimi i plotë në facebook i Ragmi Mustafës:

Ashtu edhe siç ishim zotuar 2 vite më parë, kur morëm udhëheqjen e Këshillit Kombëtar Shqiptar, sot në mënyrë solemne e bëmë hapjen e zyrës së Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH) në Medvegjë.
 
Në prezencën të bashkëkombësve nga Medvegja, personaliteteve politike të Luginës së Preshevës dhe strukturave të KKSH-ës theksova se Medvegja duhet të i bashkoi të gjithë dhe të gjithë të bashkohemi për Medvegjën.
 
Medvegja është e medvegjasëve, është ndërgjegjja jonë kolektive. Diskriminimi i rrënjësor strukturor ka adresën tek institucionet që pasivizojnë adresat.
 
Kjo zyre në shërbim të qytetarëve të Medvegjës, shqiptarëve të Medvegjës do të adresojë shtypjen e shpopullimin në veçanti e realizimin e drejtave kombëtare në përgjithësi.
 
Zyra e KKSH-ës është nga të paktat që është hapur në nivel rajonal në këtë komunë me mbështetjen e Ministrit në detyrë të Ministrisë për Evropë dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë, z. Gent Cakaj si pjesë e masave programatike të KKSH-ës.
 
Medvegja nuk është e harruar!
Urime Medvegjë!
 
copy(/home/titulli/public_html/images/image/ksh-raga.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Cakaj: Për herë të parë në Medvegjë hapet zyra e Këshillit Kombëtar Shqiptar
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration