Haliti kundër idesë së Thaçit: Shkëmbimi i territoreve, fatal
Lokale

Haliti kundër idesë së Thaçit: Shkëmbimi i territoreve, fatal

05.Aug.2018 08:39
0
Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, në një prononcim për Blic ka folur për arritjen e marrëveshjes me shtetin e Serbisë dhe për "˜kompromisin e dhimbshëm' , ndarjen apo shkëmbimin e territoreve, për të cilat flet presidenti Thaçi.

Haliti ka thënë se kufijtë e Kosovës janë të garantuar duke përmendur GjND, Pakon e Ahtisarit, marrëveshjen e Kumanovës dhe kufijtë e Kosovës për të treguar se kufijtë janë të garantuar që nga viti 1974. 

“Për mendimin tim, vendimi i GjND-së, Pakoja e Ahtisarit, Marrëveshja e Kumanovës dhe kufijtë e Kosovës të cilët jemi mësuar t’i quajmë kufijtë e 1974, janë të garantuar ndërkombëtarisht. Këta kufij i njeh dhe i garanton Qeveria e SHBA, vendet e BE-së, Parlamenti Evropian, rreth 120 vende që e kanë njohur Pavarësinë e Kosovës”, ka thënë Haliti për Gazeta Blic.

Ai thotë se nëse dikush tenton të bëjë pazare me territorin e Kosovës, do të ishte gabim fatal.

“Nëse Kosova bën pazare në kundërshtim me gjithë këta faktor qe e garantojnë Pavarësinë e sajë do ishte gabim fatal. Pavarësinë e kufijtë e Kosovës ushtarakisht i garanton NATO, politikisht të gjitha vendet që e kanë njohur pavarësinë me kufijtë aktual”, ka deklaruar ai.

Haliti thotë se për arritjen e marrëveshjes së Serbisë duhet t’i kemi parasysh këto procese që i ka kaluara Kosova.

“Serioziteti i deklaratave dhe angazhimeve politike për këtë çështje duhet të jetë mbi bazën e besueshmërisë së zbatimit të marrëveshjeve ndërkombëtare që ka nënshkruar Kosova dhe ka garantuan Bashkësia Ndërkombëtare”, tha ai.

Sipas tij Serbia nuk ka guxim as të ia mësyjë Kosovës, për, shkak se e një herë e ka provuar NATO-në.

“Frika e aneksimit është e stisur dhe është propagande e instrumentalizuar. Përderisa ne i përmbahemi marrëveshjeve ndërkombëtare s’ka asnjë arsye për shqetësim e frikë. Kosova e kufijtë e sajë janë të mbrojtur nga NATO. Unë besoj fortë që Serbia në asnjë rast nuk ka guximin që të bëjë mësymje në drejtim të Kosovës. E ka provuar NATON”, ka ritheksuar Haliti i PDK-së.

 

 
Berisha u thotë përfaqësuesve të Luginës se është kundër idesë së Thaçit për shkëmbim territoresh
Mustafa: Bashkim me Kosovën, ideja e Thaçit e vonuar
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration