Halimi: Vizita e Ramës me ndikim pozitiv edhe në Luginë të Preshevës
Lokale

Halimi: Vizita e Ramës me ndikim pozitiv edhe në Luginë të Preshevës

15.Oct.2016 17:35
0
Kryetari i Partisë për Veprim Demokratik (PVD) në Luginë të Preshevës, Riza Halimi, e ka vlerësuar të frytshme vizitën e dytë të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, në Serbi.

Ai ka thënë se kjo vizitë ishte më produktive për shqiptarët e Luginës së Preshevës sesa vizita e parë e tij.

Në intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Halimi ka treguar se të dyja palët kanë treguar gatishmëri që nëpërmjet bashkëpunimit praktik t’i zgjidhin problemet. “Përshtypja ime është se vizita e dytë e kryeministrit shqiptar ishte shumë më produktive se vizita e parë, ngaqë vizita e parë ishte më tepër një ngjarje historike që një kryeministër shqiptar për herë të parë e kishte vizituar Preshevën, prej pas Luftës së Dytë Botërore, kur Enver Hoxha e kishte vizituar këtë rajon. Kësaj radhe vlerësoj se kjo vizitë ka më tepër efekte se ajo e para dhe është shumë më praktike”, ka thënë Halimi.

Ai ka treguar se gjatë bisedës që kanë pasur me kryeministrin serb Aleksandër Vuçiq, në prani të kryeministrit shqiptar, janë pajtuar në parim për disa çështje. “Një nder to është çështja e teksteve shkollore. Modeli i propozuar nga kryeministri Rama, e që ishte i pranueshëm edhe për kryeministrin Vuçiq, që nxënësit tanë të mësojnë me libra nga Oxfordi dhe Cambridge, të cilët i ka Tirana në gjuhën shqipe, do t’i dërgohen Serbisë që t’i përdorin nxënësit shqiptarë të Luginës së Preshevës”, ka thënë ai, duke shtuar se shumë shpejt për këtë çështje do të takohen ministrat e arsimit të të dyja shteteve.

“Gatishmërinë që e pamë në takim është reale që të ndodhë takimi mes dy ministrave dhe të realizohet në praktikë”, është shprehur Riza Halimi.

Një ujdi tjetër që kanë arritur me kreun e ekzekutivit serb, Halimi ka përmendur edhe atë të mbështetjes nga Qeveria e Serbisë të projekteve që vijnë jashtë shtetit. “Kryeministri Vuçiq kishte gatishmëri që Qeveria serbe ta mbështesë financiarisht çdo donacion apo projekt që vjen jashtë shtetit për luginën e Preshevës”, ka treguar Halimi./Titulli.com/

Tefik Xheladin nga Tërnoci komunës së Bujanocit, mësues në shkollën shqipe në Zvicër
Shoqata e Shkrimtarëve "Feniks" në Preshevë shënoi 40 vjetorin
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration