Halimi: Status të njëjtë me serbët në Kosovë
Lokale

Halimi: Status të njëjtë me serbët në Kosovë

10.Jun.2013 13:43
0
Riza Halimi, lider i Partisë për Veprim Demokratik, njëherësh deputet në Kuvendin e Serbisë, ka thënë se ende nuk kanë një konfirmim zyrtar për një takim të mundshëm të liderëve shqiptarë të Luginës me kryeministrin serb, Ivica Dacic, i cili po flitet se do të ndodhë më 15 korrik. Por ai ka thënë se ka informata se Qeveria e Serbisë ka pranuar të ulet dhe të bisedojë me liderët shqiptarë për t’i zgjidhur problemet jetësore me të cilat shqiptarët e Luginës po përballen.
Ai e ka vlerësuar pozitivisht miratimin e rezolutës për Luginën e Preshevës në Kuvendin e Kosovës. Në një bisedë për “Epokën e re”, Halimi ka thënë se miratimi i kësaj rezolute është një hap para për kujdesin për të drejtat e shqiptarëve në Luginë të Preshevës. “Rezoluta është një hap i parë dhe një kthesë për faktin se për herë të parë organi më i lartë legjislativ, Kuvendi i Kosovës, ka diskutuar për të drejtat e shqiptarëve të Luginës”, ka thënë Halimi. Ai ka thënë se tani Qeveria e Kosovës duhet ta tregojë gatishmërinë e saj në ato pika orientuese të cilat kanë dalë nga rezoluta e votuar në Kuvendin e Kosovës. Ai ka treguar se është dashur të ketë një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë në raport për normalizimin e gjendjes në Luginë, respektivisht për respektimin e të drejtave të shqiptarëve në këtë pjesë. “Sikurse për veriun e Kosovës, njësoj do duhej të nënshkruhej një marrëveshje mes dy qeverive. Shumë çështje të Luginës është dashur të jenë të koordinuara edhe me një marrëveshje të Qeverisë së Kosovës dhe Serbisë”, është shprehur Halimi, duke shtuar se në këtë marrëveshje mes dy qeverive do duhej përfshirë diskutimi për zgjidhjen më të mirë të problemeve që kanë shqiptarët e Luginës.
“Në ato çështje që deri më tani nuk ka treguar gatishmëri Serbia t’i zgjidhë. Atëherë në shumë segmente edhe Beogradi ta kuptojë se efikasiteti do të ishte më i madh nëse veprimet do të koordinohen me Qeverinë e Kosovës”, ka thënë Halimi. Sipas tij, për të drejtat e shqiptarëve të Luginës duhet të shfrytëzohet edhe marrëveshja e arritur në Bruksel për veriun e Kosovës. “Këtu mendoj se duhet të shfrytëzohet marrëveshja për veriun e Kosovës ashtu siç thuhet, se qëllimi kryesor është normalizimi i raporteve, fillimisht në mes të Kosovës dhe Serbisë dhe me këtë ndikohet normalizimi i gjendjes në veri të Kosovës. Për t’u normalizuar situata në Luginë të Preshevës patjetër duhet të ketë veprime të përbashkëta”, ka thënë Halimi. Deputeti në Kuvendin e Republikës së Serbisë, Riza Halimi, ka thënë se deri më tani Qeveria e Serbisë nuk ka treguar seriozitet për zgjidhjen e problemeve të shqiptarëve në Luginën e Preshevës. “Sa ka ndikuar marrëveshja e Brukselit që Serbia të merret në mënyrë më serioze për realizimin e obligimeve për shqiptarët e Luginës do të shihet. Nëse marrëveshja parasheh sigurinë e një statusi të avancuar për serbët në Kosovë, që deri më tani në botën ndërkombëtare nuk është njohur, atëherë Qeveria në Prishtinë duhet ta ketë kredibilietin më të lartë që t’i kërkojë të njëjtat edhe për normalizimin e situatës në Luginë të Preshevës apo edhe një status adekuat çfarë u ofron serbëve në Kosovë, pra që të njëjtat të drejta t’i kenë edhe shqiptarët në Luginë të Preshevës”, ka thënë Halimi. Kurse për paralajmërimin se kryeministri serb, Ivica Dacic, do t’i ftojë liderët e Luginës së Preshevës në një takim më 15 korrik, Halimi ka thënë se ende nuk kanë një informacion zyrtar. “Si lajm e kam dëgjuar. Besoj se në gjysmën e parë të korrikut mund të ndodhë ky takim, por nuk kam informatë të saktë. Më 15 shkurt ka qenë një takim me përfaqësuesin e Qeverisë së Serbisë, që është kryetar i trupit koordinues për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanovc. Aty patëm paraqitur kërkesat tona për zgjidhjen e të gjitha problemeve jetësore me të cilat shqiptarët e Luginës janë ballafaquar. Kemi informata se Qeveria e Serbisë ka pranuar që rreth atyre pikave të ulen dhe të bisedojnë”, ka thënë Halimi./Titulli.com/
copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2013/01/riza-halimi-600px.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Arifi në “ofensivë”
Inxhinierët kinezë vijnë në Bujanoc për kanalin ujor
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration