Lokale
Halimi: Serbia po i defaktorizon tërësisht shqiptarët në Luginë
Kryesia e degës së Partisë për Veprim Demokratik, me seli në Preshevë, në përbërje të zgjeruar së bashku me anëtarët e udhëheqjes qendrore të PVD-së nga komuna e Preshevës, shqyrtoi situatën aktuale politike në komunë të Preshevës me ç’rast u konstatua se edhe ashtu gjendja shumë e vështirë ekonomike, sociale dhe politike është vështirësuar në formë plotësuese pas vendimit diskriminues të Kuvendit të Republikës së Serbisë për eliminimin e gjykatës dhe prokurorisë themelore.
Kryetari i këtij subjekti politik, Riza Halimi, ka thënë se në këtë mënyrë, pushteti qendror serb po e vazhdon realizimin e strategjisë perfide të degradimit të plotë institucional të komunës së Preshevës, duke pasur për bazë synimin për defaktorizim të plotë të shqiptarëve në Luginë të Preshevës.
“Mjerisht këto veprime anticivilizuese ndaj popullatës shqiptare në Serbi po zhvillohen në kushte kur serbëve në Kosovë po i mundësohet autonomia e gjerë që po i tejkalon edhe kompetencat dhe të drejtat kolektive të dokumentit të Ahtisaarit, të cilat i tejkalojnë dukshëm nivelet e të drejtave që pakicat nacionale i realizojnë në shtetet evropiane”, ka vlerësuar Halimi, transmeton kohanet.
“Për të qenë absurdi më i madh, shqiptarët në Serbi, e posaçërisht shqiptarët në Luginë të Preshevës, janë të detyruar që luftën e tyre ekzistenciale kundër diskriminimit shtetëror dhe pastrimit etnik ta zhvillojnë në rrethana kur Serbia po i fillon përgatitjet e fundit për anëtarësim në Bashkimin Evropian”, thuhet më tej në reagimin e kryetarit të PVD-së, Riza Hailimi.
Me këtë rast, Halimi ka bërë me dije se kryesia e degës së PVD-së në Preshevë vendosi që grupi i këshilltarëve të PVD-së të kërkoj nga udhëheqja e Kuvendit Komunal të Preshevës që urgjentisht të ftoj seancë të jashtëzakonshme për t’i shqyrtuar hapat e mëtejmë që duhet të ndërmerren kundër diskriminimit shtetëror, duke i përfshirë protestat dhe të gjitha format tjera të veprimit politik.copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2012/05/Riza-Halimi-parlament.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!