Halimi: Brenda dy javësh me kryetar të ri të Trupit Koordinues
Lokale

Halimi: Brenda dy javësh me kryetar të ri të Trupit Koordinues

07.Jun.2014 11:57
0
Brenda dy javësh pritet të zgjedhet kryetari i ri i Trupit Koordinues, thotë deputeti popullor dhe lideri i PVD-së Riza Halimi, duke shtuar se më nuk ka arsye të prolongohet kjo çështje.

Sipas Halimit, duhet të zgjedhet kryetari i ri i Trupit Koordinues, duhet të ketë organizim më të mirë, problemet ekzistuese duhet të zgjidhen në mënyrë më serioze ndërsa pjesëmarrja e shqiptarëve në punën dhe përbërjen e këtij Trupi duhet të jetë shumë më e madhe. Problemi i vërshimeve dhe situatës së jashtëzakonshme në Serbi që ka tërhequr krejtësisht vëmendjen e qeverisë ka bërë që kjo çështje të mos zgjidhet deri tani.

"Kemi pasur biseda në fillim me kryetarin e qeverisë, me kryetarin e shtetit, me ministrin e drejtësisë dhe atë të arsimit, tani pritet të zgjedhet kryetari i ri, nuk ka arsye të pritet më tepër, ndërsa sa i përket kandidatit, kërkojmë të jetë një ministër nga lista e Partisë Përparimtare sepse përvoja ka treguar se kryetari paraprak nuk ka pasur forcë për zgjidhjen e problemeve", tha Halimi, raporton mepress.

Postin e kryetarit të Trupit Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë që nga qeveria e kaluar e mban Zoran Stankoviq./Titulli.com/

(Foto ilustrim: Riza Halimi (majtas) dhe Zoran Stankoviq)

copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2013/09/halimi.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Kamberi: Nuk pajtohem që buxheti komunal të ndahet 60 me 40 mes shqiptarëve dhe serbëve (video)
Telegram ngushëllimi nga Presheva për tragjedinë në “Kosova A”
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration