Halili: NP “Komunalia” po zgjidh problemet e trashëguara me vite (video)
Ndërmarrja më e madhe komunale publike “Komunalia” në Bujanoc vazhdon me zgjidhjen e problemeve të trashëguara nga udhëheqësia e mëparshme, kështu vlerëson Ruzhdi Halili, kryetar I organit t përkohshëm të kësaj ndërmarrje, transmeton Titulli.com.
Ai theksoi se me përkrahjen edhe të pushtetit lokal aktual është zgjidhur një I problem prolonguar me vite dhe i rëndësishëm për ndërmarrjen që ai drejton.
“Padia e 73 punëtorëve ndaj ndërmarrjes lidhur me pagesën e shujtës, problem ky që tashmë është zgjidhur dhe punëtorët e kanë tërhequr padinë ndërsa pagesa ka filluar ti kryhet”, tha mes tjerash Halili.
Halili ka folur edhe për funksionimin e kësaj ndërmarrje dhe problematikat tjera.
Në seancën e dytë të përbërjes së re të kuvendit komunal më 28 korrik të këtij viti është emëruar Ruzhdi Halili nga PD për kryetar të organit të përkohshëm të ndërmarrjes publike “Komunalia”/Titulli.com/
copy(/home/titulli/public_html/images/image/uzhdi-halili-np.jpg): failed to open stream: No such file or directory