Hanife Hamidi, studentja shqiptare nga Presheva me bursën e Turqisë e ndryshoi jetën
Lokale

Hanife Hamidi, studentja shqiptare nga Presheva me bursën e Turqisë e ndryshoi jetën

09.Jul.2019 16:18
0

Lugina e Preshevës, e përbërë nga 3 komuna të cilat janë të populluar kryesisht nga shqiptarët dhe pakicat të tjera është ndoshta një nga zonat më të neglizhuara në të Ballkanit,shkruan .

Në këtë rajon, që ka një popullsi të vogël, por të re, hasen probleme të ndryshme në edukimin e të rinjve. Për shkak të përkatësisë etnike te kësaj popullate dhe problemeve politike që ekzistojnë në vend, të rinjtë në këtë rajon zakonisht përfundojnë studimet e tyre në shkollën e mesme dhe dalin nga Serbia për ta vazhduar me universitet. A është kjo një çështje zgjedhjeje apo është e vetmja mënyrë për të vazhduar jetën universitare, ne u përpoqëm të mësonim nga të rinjtë që jetonin në këtë rajon.

Te rinjtë nga Presheva si zgjidhje e shohin vendet e rajonit, ku kryeson Kosova. Ata përballen me vështirësi të caktuara kur aplikojnë në Universitetin Shtetëror të Prishtinës. Së pari, kuota e ulët e alokuar për këtë rajon, pragu i lartë i provimit pranues të universitetit dhe problemet e mëvonshme të diplomave universitare që nuk i njihen e as nuk pranohen nga Serbia, janë vetëm disa nga problemet më të rëndësishme të përjetuara nga të rinjtë e Luginës së Preshevës.

Të rinjtë me kushte më të mira ekonomike e zgjedhin Shqipërinë, por kjo nuk është e mundur për të gjithë. Kuota e ndarë për këtë rajon në Shqipëri është pak më e lartë se sa në Kosovë por jo e mjaftueshëm. Situata e studentëve që zgjedhin Maqedoninë nuk është ndryshe. Këto janë vetëm disa nga problemet e ngritura. Përkundër të gjitha këtyre kushteve të vështira, ne kemi parë që të rinjtë shqiptar nga Presheva  kanë një përpjekje, rezistencë, ngazëllim dhe vullnet shumë të fortë për të arritur ëndrrat e tyre.

Në këto rrethana shumë të vështira, Presidenca e Diasporës Turke dhe Popujve Mike (YTB) në vitin 2012 filloj mes sistemin online të aplikimeve për brusa të plota në universitete shtetëror të Turqisë. Në këtë program të bursave kishte të drejtë të aplikonte gjithkush, pa dallim race, feje apo privilegje politike.

Që nga viti 2012, Lugina e Preshevës nuk është lënë pas dore nga YTB. Programi i bursave të YTB po bëhet shpresë për shumë studentë që jetojnë në këtë zonë. Që atëherë, nga Lugina e Preshevës rreth 200 studentë kanë aplikuar për bursë, ku gjysma kanë fituar bursë të plotë, përveç bursave, në kuadër të programit të YTB-së, atyre iu është siguruar konvikte falas me dy shujta në ditë, sigurim shëndetësor, dhe bileta kthyese në vendlindjet e tyre.  Për këtë rajon, që ka një popullsi të re, një numër i tillë nuk ishte e vogël, mundësitë e ofruara nga Shteti i Turqisë për këtë zonë ishin të paimagjinueshme në ato rrethana.

Por si e bën të ndjehesh kur studion në Turqi? Dhe per pyetjet te tjera na është përgjigjur studentja shqiptare nga Presheva, Hanife Hamidi.

 A mund të na prezantoni veten?

“Përshëndetje, unë jam Hanife Hamidi, kam lindur në vitin 1993 në Preshevë. Shkollën fillore dhe atë të mesme kam përfunduar në vendin ku kam lindur dhe rritur. Në vitin 2012 kam fituar të drejtën për të studiuar me bursë të plotë në Turqi. Pas përfundimit të kursit të gjuhës turke e cila zgjati 1 vjet, fillova të studioja në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Ankarasë nga ku dhe u diplomova në qershor të vitit 2019.

Si e bën të ndjehesh kur studion në Turqi me programin  YTB-së?

“Jam shumë i kënaqur që studiove në Republikën e Turqisë. YTB na ka mbështetur jo vetëm financiarisht por edhe shpirtërisht. Ata po përpiqeshin të na ndihmonin të zgjidhnim të gjitha problemet që kishim, dhe gjithmonë kishte një derë të hapur që na pritke. “

Si kaloj jeta studentore në Turqi, a keni hasur në ndonjë probleme, nëse po, çfarë ishin ato?

“Kam jetuar shtatë vjet në Turqi, ishin vitet më të mira të jetës sime. Më dha shumë gjëra. Që kur isha një vajzë e vogël, ëndrra ime ishte të studioja mjekësinë dhe unë jam shumë i lumtur që e arrita këtë. Kam ruajtur shumë kujtime të mira dhe kam zgjeruar shoqërinë shumë.  Sinqeriteti që populli turk më dha, është bërë pjesa më e bukur e jetës sime. Por, sigurisht, kishte vështirësi përgjatë këtyre rrugëve, sfida më e madhe ishte se familja ime ishte larg.”

Kur jeni diplomuar? Çfarë do të bëni pas diplomimit?

“Unë u diplomova në qershor të vitit 2019, tani jam një mjeke e re, ky fakt me shqetëson pak sepse është një profesion qe kërkon një përgjegjësi te jashtëzakonshme. Nëse kam mundësi, do të doja të vazhdoja ekspertizën time në Gjermani sepse perspektivat për të punuar në Preshevë janë pothuajse zero. Kushtet e jetesës në këtë rajon janë të tilla që nuk është e qartë për ne se çfarë do të sjellë e ardhmja jonë “.

Ndryshe, YTB çdo vit sjell në Turqi rreth katër mijë studentë nëpërmjet bursave, duke bërë të ditur se në këtë vend ndodhen gjithsej 140 mijë studentë ndërkombëtarë, 17 mijë prej të cilëve janë të përfshirë në programin e Bursave të Turqisë të YTB-së. Bursat Turke përshijnë një pagesë mujore (pare xhepi për nevoja personale), akomodimin falas në konvikt, tarifën e plotë të shkollës; kursin 1-vjeçar për mësimin e gjuhës turke/angleze, një biletë kthyese udhëtimi me avion dhe sigurim shëndetësor.

Numri i aplikimeve për programin e themeluar në vitin 2012 rritet gjithnjë e më shumë. Kur u lançua në vitin 2012, programi kishte rreth 42.000 aplikime ndërsa në vitin 2018 kishte 136.000 sosh, tashmë janë 17.500 studentë nga 160 shtete të ndryshme qe po e përfitojnë nga ky program.

Autore: Yeni Balkan Gazetesi- Halime Hasani

Përktheu: Gazeta e re

copy(/home/titulli/public_html/images/image/anife-hamidi.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Dy rezoluta në Kosovë e asnjë vendim për Luginën e Preshevës
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration