Granit Sadriu, ish-drejtor i Shtëpisë Kulturës në Bujanoc, përndiqet nga gjykata se vendosi flamurin kombëtar (dokumenti zyrtar)
Lokale

Granit Sadriu, ish-drejtor i Shtëpisë Kulturës në Bujanoc, përndiqet nga gjykata se vendosi flamurin kombëtar (dokumenti zyrtar)

05.Feb.2022 23:02
0

Ish-drejtori i Shtëpisë Kulturës në Bujanoc, Granit Sadriu, do të përballet me gjykatën serbe pasi më 28 Nëntor, në përvjetorin e pavarësisë së Shqipërisë, vendosi flamurin kombëtar dhe siguroi sallën për mbajtjen e një aktiviteti për të shënuar këtë ditë. 

Sadriu, përmes një reagimi në rrjete sociale ka publikuar ftesën dhe lëndën me të cilën ngarkohet, duke bërë thirrje Bashkimit Evropian që të reagojë pasi shqiptarët duhet ë trajtohen në mënyrë të barabartë.

“Kjo nuk është asgjë më pak se sa përndjekje në baza etnike. Ky proces gjyqësor nuk është thjesht gjykim personal kundër meje si Granit Sadriu, por edhe gjykim kundër një përfaqësuesi politik të komunitetit më të diskriminuar jo vetëm në Serbi, por në gjithë Evropën”, shkroi Sadriu.

Ai shkroi se pamundësisë për të shprehur lirshëm e me krenari simbolet dhe identitetin kombëtar duhet t’i vijë fundi.

Postimi i plotë:

Edhe sa do të vazhdojnë diskriminimi i madh, persekutimi i egër dhe shtypja sistematike e shqiptarëve të Luginës?

Përndjekja e shqiptarëve për shkak të ngritjes së flamurit kuq e zi ka histori tragjike që fatkeqësisht vazhdon edhe në shekullin XXI. Sot më erdhi ftesa për t’u paraqitur në gjyq vetëm për shkak që Drejtoria e Kulturës, ku unë jam Drejtor, në Komunën e Bujanocit siguroi sallën për mbajtjen e festës së 28 nëntorit. Për të shënuar 109 vjetorin e pavarësisë së Republikës së Shqipërisë, normalisht vendosëm edhe flamurin shqiptar. Sepse nuk mund të kremtohet kjo ditë pa simbolin e saj më emblematik.

Kjo nuk është asgjë më pak se sa përndjekje në baza etnike. Ky proces gjyqësor nuk është thjesht gjykim personal kundër meje si Granit Sadriu, por edhe gjykim kundër një përfaqësuesi politik të komunitetit më të diskriminuar jo vetëm në Serbi, por në gjithë Evropën.

Më shumë se kaq, është pjesë e një megaplani shtetëror të Serbisë për spastrim etnik të shqiptarëve nga trevat tona në Kosovën Lindore. Sikur fshirja sistematike e adresave, përmes strategjive të tilla të deportimit, Serbia synon ta bëjë të pamundur jetesën në shtëpitë dhe vatrat tona. U bëj thirrje institucioneve të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës që të marrin masa dhe ta rikthejnë Luginën në agjendën e tyre politike.

Ftojmë edhe institucionet e Bashkimit Evropian që të ushtrojnë trysninë e nevojshme mbi Serbinë që ajo të trajtojë shqiptarët në përputhje me standardet ndërkombëtare. Apeli im është jehonë e lutjes së shqiptarëve që po përballen me valë të pandërprera të elaborateve serbe për zbrazjen e këtyre viseve nga popullata e saj autoktone shqiptare. Kërkojmë nga vëllezërit tanë në Kosovë dhe Shqipëri që të mos lënë në harresë një pjesë të ndërgjegjes kombëtare në harresë dhe në mëshirën e tiranëve të Beogradit.

Pamundësisë sonë për të shprehur lirshëm e me krenari simbolet dhe identitetin tonë duhet t’i vije fundi dhe kjo mund të ndodhë vetëm përmes bashkimit të Kosovës Lindore me shtetin amë të Kosovës. Andaj, ju lutem, dëgjoni thirrjet tona derisa është e mundur të flasim nga këtu.

Një ditë ndoshta nuk do ta kemi as këtë të drejtë.

copy(/home/titulli/public_html/images/image/adriu.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration