Gjykimi i Lirim Jakupit shtyhet për shtator
Lokale

Gjykimi i Lirim Jakupit shtyhet për shtator

15.Jul.2012 09:39
0
Avokati sipas detyrës zyrtare Nasuf Nasufi tha se gjykimi i Lirim Jakupit është shtyrë për shtator për shkak të mungesës së dëshmitarëve ndërkombëtarë dhe atyre serb. Gjykimi i Lirim Jakupit i cili po mbahet në Gjykatën e Qarkut në Gjilan i udhëhequr nga gjykatësit e EULEX-it ,Vlladimir Mikula, Mariola Pasnik dhe Vllastimir Dimiq ,është shtyrë për shtator për mungesë të dëshmitarëve. Avokati mbrojtës, sipas detyrës zyrtare Nasuf Nasufi tha për rajonipress se gjykimi i Jakupit është shtyrë për shtator për shkak se gjatë seancave kryesore nuk janë paraqitur dëshmitarët ndërkombëtarë dhe ata serb. Sipas Nasufit dëshmitë e dëshmitarëve të huaj dhe atyre serb vetëm janë lexuar,kurse ligji parasheh që ato duhet të jepen edhe si dëshmi para trupit gjykues. Por sipas avokatit edhe këto deklarata të dëshmitarëve janë dhënë pa prezencën e avokatëve. Ndryshe,Lirim Jakupi ish luftëtar i UÇPMB-së i njohur me nofkën e luftës “Nazi” , ka dëgjuar me vëmendje ato dëshmi që janë dhënë deri në seancat e fundit. Ndonëse,Lirim Jakupi ishte dënuar me gjashtë vite burgim nga ish gjykatësi i UNMIK-ut Vinod Bolello, por rasti i tij ishte kthyer në rigjykim. Ndaj, Lirim Jakupit nuk ka aktakuzë shtesë,pos asaj që është ngritur në vitin 2003 nga ana e prokurores ndërkombëtare,Elizabet Ren. Jakupi akuzohet për periudhën e vitit 2003 i cili së bashku me Asllan dhe Rasim Bajramin dhe Basri Xhemailin kanë qenë duke u përgatitur për një akt terrorist në territorin e Serbisë. Ren e ngarkon, Jakupin edhe si pjesëmarrës në një akt terrorist të kryer në vitin 2003 ndaj dy policëve serb në punktin policor në Konçul të Serbisë./Titulli.com/copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2012/07/Lirim-Jakupi.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Formohet Bashkësia Islame e Luginës së Preshevës, kërkohet shuarja e BIPMB-së
Femrat nuk duan të lahen me meshkujt nëpër pishina
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration