Gjirokastra mikpriti shoqërinë kulturore  "Zëri i Luginës", qyteti i gurit vlerë botërore (foto&video)
Lokale

Gjirokastra mikpriti shoqërinë kulturore "Zëri i Luginës", qyteti i gurit vlerë botërore (foto&video)

05.Oct.2016 13:07
0
Në qytetin historik dhe të trashëgimisë kulturore botërore Gjirokastër është mbajtur festivali i folklorit me pjesëmarrës nga Shqipëria, Greqia, Mali i zi, Maqedonia, Kosova, Bullgaria dhe komuna e Bujanocit.

Grupet e ansambleve dhe shoqërive kulturore artistike u pritën në sheshin e Çerçizit nga kryetarja e Bashkisë së Gjirokastrës, Zamira Rami e cila falënderoi të gjithë  për prezantimet e shfaqjeve kulturore të tyre në vendin e njerëzve të mëdhenj dhe vlerave botërore, shkruan Titulli.com.

Shoqëria Kulturoro Artsitike “Zëri i Luginës” nga Bujanoci prezantoi gjatë këtij festivali program kulturor duke u nis nga  ardhja e nuses, kana dhe valle burimore  me motive nga rajoni ynë.

Burhan Limani, përfaqësues nga kjo shoqëri është shprehur i kënaqur me organizimin dhe mikpritjen  që i është bërë në Gjirokastër.

“Ishte një mikpritje madhështore dhe falënderojë organizatorin për ftesën dhe programin që kishin përgatitur për neve. Takuam shumë shoqëri tjera nga rajoni me të cilët do të bashkëpunojmë në të ardhmen”, theksoi Limani.

Ai tha se ka mbet i kënaqur edhe prezantimin e programit të grupit që përfaqëson dhe kështu të rinjtë çdo ditë e më shumë po e pëlqejnë vallëzimin dhe tregohen të matur para publikut.

Festivali Ndërkombëtarë “Argjiro Fest 2016” përfshinte edhe aktivitete tjera gjatë tre ditëve duke u nis nga programi kulturor folklorik, promovimi i artizantave, vizita në monumentet historike, vizita në shtëpinë e Enver Hoxhës, vizita në shtëpinë muze të gjeniut të letrave shqipe Ismail Kadare dhe aktivitet tjera.

Shoqëria Kulturoro Artsitike “Zëri i Luginës” nga Bujanoci përveç shfaqjes së programit të tyre para publikut në Gjirokastër,  prezantoi edhe në qytetin e Tepelenës programi  është përcjellë me entuziazëm nga publiku vendas.

Gjithashtu nga kryetarja e Bashkisë së Gjirokastrës, Zamira Rami krahas falënderimeve për të gjithë të tjerët ndau mirënjohjes edhe për SH.K.A “Zëri i Luginës”./Titulli.com/

VIDEO 1: 

 

Lëndohen rëndë 2 persona dhe 3 të tjerë që udhëtonin drejt Evropës nga Presheva
Presheva dhe entropia e të drejtës për vetëvendosje
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration