Gjendja e sigurisë stabile, vlerëson sekretari Miloslav Miliçkoviq në kufirin e Preshevës
Gjendja e sigurisë në territorin e drejtorisë së policisë ë Vrajë është stabile nga fillimi i vitit, janë zvogëluar numri I krimeve, ka vlerësuar sekretari i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, Miloslav Miliçkoviq gjatë vizitës që i bëri rajonit.Ai së bashku me shefin e drejtorisë së policisë kufitare Milenko Bozhoviq vizituan edhe qendrën rajonale të policisë kufitare me Maqedoninë dhe stacionin policor kufitar në Preshevë, shkruan Titulli.com.
“Serbia është shtet i sigurt dhe për këtë japin kontribut policët që ditë e natë punojnë me përgjegjësi. Nivel të lartë të profesionalizimit policët kanë treguar nga fillimi I krizës me refugjatë dhe në sigurimin e të gjitha kushteve që qytetarët të ndien të sigurt”, ka thënë sekretari i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, Miloslav Miliçkoviq./Titulli.com./