Lokale
Gazetari zviceran qëndron në KKSH
Pas Deutsche Welle akademisë që realizoi një bashkëpunim të suksesshëm, rreth funksionimit dhe rolit të “Nacionali”-t dhe Këshillit Kombëtar Shqiptarë (KKSH) sot e vizitoi gazetari i mirënjohur zviceran Walter Muller, korrespondent për Evropën jug-lindore në radio televizionin shtetëror zviceran SRF.
Në zyrat e KKSH në Bujanoc gazetarin Muller e takoi kryetari Galip Beqiri me të cilin edhe realizuan intervistë për SRF.
Ndër të tjera, është biseduar për kornizat ligjore dhe KKSH-në si institucion i ri që ushtron autorizime publike.
Beqiri prezantoi gjendjen në teren, si shkeljet e drejtave të njeriut dhe diskriminimin që po përballen shqiptarët, theksoi se kërkesa kyçe e shqiptarëve është vendosja e standardeve të përbashkëta për tërë Ballkanin sa i përket respektimit dhe realizimit të të drejtave të pakicave kombëtare.
“Në këtë kuptim shkeljet janë të ndryshme nga mos respektimi i ligjeve e deri te neglizhimi i konventave ndërkombëtare” tha Beqiri, dhe më tej nënvizoi se “pa krijuar standarde unike për gjithë regjionin do të jetë vështirë për ndërtimin e mekanizmave të paqes”./Titulli.com/copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2013/10/Galip-Beqiri-gazetari-Muller.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!