Lokale
Gazeta serbe për marrëveshjen: Leposaviqi e Leshaku t'i takojnë Serbisë, Lugina nuk përmendet ?
Shtetet e Bashkuara të Amerikës ditët e ardhshme do ta bindin Qeverinë e Kosovës, të udhëhequr nga Ramush Haradinaj, që përkohësisht ta suspendojnë vendimin për shtimin e taksës në qind për qind në mallin nga Serbia e BeH-ja.
Uashingtoni angazhohem për korrigjimin e kufijve si zgjidhje e çështjes së Kosovë, e kjo, siç qëndrojnë gjërat aktualisht, do të thotë se Serbisë i takojnë para së gjithash ato pjesë të Kosovës – Leposaviqi e Leshaku, të cilat në vitin 1959 i janë bashkuara Krahinës së atëhershme autonome të Kosovës.
State Departmenti do të angazhohet që marrëveshja të arrihet ashtu që të vendoset një model i bashkëpunimit sipas parimit të dy Gjermanive – Gjermania Lindore ka qenë anëtare e OKB-së, ambasadori i Gjermanisë Perëndimore ka shërbyer në Berlin, porse Gjarmania Perëndimore kurrë në tërësi nuk e ka njohur Gjermaninë Lindore, i kanë thënë gazetës beogradase “Danas” jozyrtarisht burime diplomatike nga Pëerëdimi, duke folur për planet e Amerikës në lidhje me zgjidhjen e çështjes së Kosovës.
Bashkëbiseduesit e gazetës theksojnë se ShBA-të kundërshtojnë përfshirjen e Rusisë e Kinës në bisedime për Kosovën dhe konsiderojnë se Moska e Pekini rolin e tyre e kanë përfunduar me panimin e Rezolutës 1244 të OKB-së në vitin 1999, “sipas të cilës, Serbia, me pajtimin e tyre është tërhequr nga Kosova”.
ShBA-të shohin pengesë për marrëveshje në veprimin e shërbimeve sekrete në Serbi dhe në veprimegt e deklaratat e disa ministrave në Qeverinë e Serbisë, të cilët i konsiderojnë zëdhënës të ministrive të punëve të jashmt ruse. Nëse bisedimet nën patronatin e ShBA-ve dështojnë, Uashingtoni për këtë do ta akuzojë Beogradin dhe atëherë do të ngadalësohet e vështirësohet integrimi i Serbisë në BE”, shkruan “Danas” t’i kenë thënë diplomatët.
copy(/home/titulli/public_html/images/image/ugine-veriu.jpg): failed to open stream: No such file or directory