Lokale
“Gati” lundrimi me anije nëpërmjet Luginës, të interesuar Rusia, Kina e Gjermania
[caption id="attachment_43717" align="alignleft" width="274"] Foto ilustrim[/caption]
Ministri i Burimeve Natyrore, Minierave dhe planifikimit hapësinorë të Qeverisë Serbe , Milan Baceviq, deklaroi se ekziston një interesim shumë i madh i investitorëve të huaj për ndërtimin e rrugës lundruese Danub-Moravë-Vardar, për të cilën Serbia pret tash e 100 vite.
Sipas Ministrit Baceviq, ministria e tij është duke negociuar krijimin e kushteve për përgatitjen e planeve hapësinore dhe mbështetjes financiare. Sipas tij, interesim të madh për tu përfshirë në projekt po tregojnë vendet si Rusia, Kina, Gjermania, Maqedonia dhe Greqia.
[caption id="attachment_43718" align="alignright" width="300"] Ministri i Burimeve Natyrore, Minierave dhe planifikimit hapësinorë të Qeverisë Serbe , Milan Baceviq[/caption]
"Ky është projekti më i madh që Serbia mundet të llogarisë për disa dekada dhe projekti më i madh që Serbia mundet ta realizojë. Lidhur me përgatitjet e dokumentacioneve të planifikimit hapësinor, mendojë që kjo ministri do ti ketë të gatshme kah mesi i vitit të ardhshëm" - deklaroi Ministri për gazetën serbe Kurir.
Sipas ministrit, deri në fund të vitit 2013-të do të përfundojnë bisedimet me shumë investitorë potencial.
"Shpresojë në rezultate pozitive të këtyre bisedimeve pikërisht sepse në to është inkuadruar direkt edhe Presidenti Tomislav Nikoliq" -tha në fund Baceviq.
E kujt ishte ideja për kanalin ujor nëpër Luginë?
Por vlen të theksohet se ideja e hapjes se kanalit ujor nëpër Luginën e Preshevës nuk ka lindur sot.
Ajo ishte propozuar nga Amerikanët qysh më 1909 nëpërmjet Konsullit të tyre në Konstantinopojë z.John Luishman, i cili e kishte botuar në të përjavshmen diplomatike US.Trade and Consular Reports.
Sipas Memorandumit që Fronti Demokratik i Bashkimit Kombëtar i kishte dërguar Sekretares Amerikane të shtetit zonjës Klinton me datë 22 shkurt 2012 SHBA gëzon të drejtën e shfrytëzimit të Luginës së Preshevës (përdorimin e territorit të saj) për hapjen e kanalit ujor Morava-Vardar.
Këtu kemi Marrëveshjen Ruso-Amerikane të vitit 1913 dhe dokumentacionet e letërkëmbimeve diplomatike të viteve 1909/20 mes Qeverisë Serbe, Amerikane dhe Turke ku tregohet se Asociacioni Amerikan i hapjes së kanaleve ujore me seli në Nju Xhersi i ishte dhënë me koncesion territori ku do të hapej kanali ujor.
Ky Asociacion e kishte dizajnuar dhe emëruar projektin me titull: Linja e gravitetit të ekonomisë evropiane në drejtim me Suezin.
Kjo ide gjithashtu është propozuar së fundi edhe nga Instituti i njohur Schiller me seli ne Frankfurt të Gjermanisë.
Në fjalimin e Konferencës vjetore të partisë në Frankfurt mbi Majn Helga Zepp-La Rouche , themeluese e Institutit Schiller dhe e Lëvizjes së të Drejtave të Solidaritetit BUSO mbajti një fjalim ku prezantojë programin e saj të zhvillimit të ri evropian.
Zonja La Rouche , në programin e saj për një <mrekulli ekonomike evropiane> ka përfshirë edhe hapjen e kanalit ujor mes Moravës dhe Vardarit duke krijuar një rrugë krejtësisht të re ujore transportuese që do ta ngjallte ekonomikisht rajonin e Evropës Jug-Lindore.
Sipas saj , kjo rrugë do të përjashtonte mija kilometra lundrim mes për mes Mesdheut duke lidhur Evropën kontinentale direkt me portin e Selanikut dhe kanalin e Suezit./Titulli.com/
[caption id="attachment_43715" align="aligncenter" width="544"] Plani Amerikanë i kanalit ujor që kalon nëpërmjet territorit të Luginës i propozuar në vitit 1909[/caption]copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2012/11/anijet.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!