Ftohet në polici kryetari i OVL-së në Preshevë (dokument)
Lokale

Ftohet në polici kryetari i OVL-së në Preshevë (dokument)

25.Nov.2014 20:51
0

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇPMB-së në Preshevë, Nazmi Hajredini ka marrë ftesë nga Policia e Serbisë që të paraqitet në bisedë informative në procedurën paraprake të hetimit.

Sipas kësaj ftese, biseda ka si qëllim grumbullimin e informacioneve që siç thuhet “për shkak të veprës penale nxitje të urrejtjes kombëtare, racore dhe fetare si dhe intolerancë  sipas nenin 317/1 të Ligjit Penal të Republikës së Serbisë.

Sipas ftesës të cilën e ka bërë publike i dyshuari Hajredini, ai nesër (e mërkurë) në orën 12:00, duhet të paraqitet në Policinë e Vranjës, raporton Titulli.

Policia e ka paralajmëruar veteranin e UÇPMB-së, se në rast të mos përgjigjes së tij ndaj ftesës, ai do të sillet me forcë.

Kryetari i OVL-së së UÇPMB-së, Nazmi Hajredini, ishte arrestuar edhe më parë nga forcat e xhandarmërisë serbe. Nga viti 2008 kishte vuajtur dënimin prej më shumë se katër vite.

Për arrestimin e parë, Ministria e Brendshme e Serbisë kishte thënë se Hajredini është ndaluar me pretekstin e gjetjes së armëve, municion dhe materiale video dhe propaganduese gjatë kontrollimit në pronën e të ndaluarit. /Titulli.com/

Në ditën e flamurit "Emigrantët" vijnë në Bujanoc
Ju dha lamtumira e fundit Sllobodan Drashkoviqit, kryetarit të komunës së Medvegjës
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration