Ftohet në polici kryetari i OVL-së në Preshevë (dokument)
Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇPMB-së në Preshevë, Nazmi Hajredini ka marrë ftesë nga Policia e Serbisë që të paraqitet në bisedë informative në procedurën paraprake të hetimit.
Sipas kësaj ftese, biseda ka si qëllim grumbullimin e informacioneve që siç thuhet “për shkak të veprës penale nxitje të urrejtjes kombëtare, racore dhe fetare si dhe intolerancë sipas nenin 317/1 të Ligjit Penal të Republikës së Serbisë.
Sipas ftesës të cilën e ka bërë publike i dyshuari Hajredini, ai nesër (e mërkurë) në orën 12:00, duhet të paraqitet në Policinë e Vranjës, raporton Titulli.
Policia e ka paralajmëruar veteranin e UÇPMB-së, se në rast të mos përgjigjes së tij ndaj ftesës, ai do të sillet me forcë.
Kryetari i OVL-së së UÇPMB-së, Nazmi Hajredini, ishte arrestuar edhe më parë nga forcat e xhandarmërisë serbe. Nga viti 2008 kishte vuajtur dënimin prej më shumë se katër vite.
Për arrestimin e parë, Ministria e Brendshme e Serbisë kishte thënë se Hajredini është ndaluar me pretekstin e gjetjes së armëve, municion dhe materiale video dhe propaganduese gjatë kontrollimit në pronën e të ndaluarit. /Titulli.com/